Erion Isai, drejtori i Teatrit të Kukullave, ka reaguar në lidhje me debatin më të përfolur të këtyre ditëve, të shembjes së godinës së teatrit. I ftuar në “Thumb”, Isai sqaroi gjithashtu edhe debatin me dy kolegët e tij konkretisht me Julian Dedën dhe Gent Zenelajn të cilët u shprehën se pasi ai u vendos në postin e drejtorit i duhet “ta mbajë mirë” me pushtetarët.
I pyetur për dy debatet Erioni u shpreh se aktori Gent Zenelajt i është përgjigjur bazuar mbi argumenta, e ndërsa Jul Dedës nuk ka ndërmend t’i përgjigjet, pasi sipas tij ‘u vetëpërfshi vetë në debat’.
“Me Jul Dedën jo, nuk kam asnjë lloj komunikimi me të. U vetpërfshi në një debat . Gentit i dhashë përgjigje i bazuar mbi argumenta. Ndërsa Juli ndër fyerje të pafund ku më thoshte ç’lidhje ke ti ti quash aktorët e teatrit kolegë. Unë kam 6 shfaqje në teatër si regjisor, Juli sa ka? Nuk ka nevojë për përgjigje. Të diskutosh për teatrin dhe të fyesh nuk rri. Me Julin sigurisht do kemi këndvështrime të ndryshme sepse militojmë në dy forca politike të ndryshme. Unë kam miq të djathtë kështu që për mua s’ka lidhje,”- u shpreh Erioni.
ERION Isai PI AKOMA sise te EDI RAMA?? MBASE pi ate sisen POSHTE !! Ku NJIHEN veset e ketyre
Përgjigju