Teatri holandez sjell mes dritave e
muzikës shfaqjen 'Unë dhe Pleshti'

Teatri holandez sjell mes dritave e<br />muzikës shfaqjen 'Unë dhe Pleshti'<br>
Pas Shkupit, teatri hollandez Lichtbende zgjedh Tiranën për të sjellë shfaqjen “Unë dhe Pleshti” në një teknikë unike e të veçantë në kuadër të një bashkëpunimi kulturor rajonal mes dy Ambasadave hollandeze.

Për herë të parë skena e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” do të ndiçohet nga dritat magjike që do të lëvizin dhe marrin jetë duke u lidhur në mënyrë të përsosur me muzikën live mes projektimit në një ekran gjigand. Artistët hollandez vijnë nga zhanre të ndryshëm arti dhe bashkohen për të krijuar një shfaqje magjike dhe interesante për femijët, duke iu zgjuar atyre kuriozitet mbi mënyrën e realizimit të imazheve.

Mes humorit shfaqja pritet të shkaktojë emocione të panumërta. Të gjithë vogëlushët të shoqëruar edhe me prindërit e tyre mund ta shijojnë këtë shfaqje ditën e shtunë në orën 10:30. Projekti vjen nga organizata Open Doors ku pas shfaqjes fëmijët do të kenë mundësi të drejtojnë pyetje artistëve për të shuar kuriozitetin e tyre mbi realizimin e figurave.

une dhe pleshti
(Rreth shfaqsjes 'Unë dhe Pleshti')

d.c./shqiptarja.com

 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë