Teatri i fëmijëve të Tiranës
jep shfaqje në Bazen të Zvicë

Teatri i fëmijëve të Tiranës<br />jep shfaqje në Bazen të Zvicë
TIRANE- Në kuadrin e festivalit të kulturës "Culturescapes" që ka filluar javën e kaluar në Bazel dhe do të vazhdojë dy muaj përmes qindra programe artistike të zhanreve dhe të ndryshme shfaqet edhe një trupë shqiptare. Bëhet fjalë për Teatri Kombëtar të Fëmijëve në Tiranë që prezantohet me shfaqjen "Princi i Vogël". 

Historia e "Princit të vogël" nga Antoine de Saint-Exupèry e vitit 1943, është një nga pjesët më të bukura të shkruara për miqësinë dhe njerëzimin. Vënia në skenë e pjesës nga Teatri Kombëtar Shqiptar i Fëmijëve bazohet në lëvizjet e katër kukullave, që drejtohen nga katër aktorë. Një vend i rëndësishëm në shfaqje i jepet ndriçimit.

Përdorimi i elementeve të multimedias i jep shfaqjes një aspekt magjik dhe ndihmon që pjesa të ketë vlerë për t'u parë jo vetëm nga fëmijët, por edhe nga të rriturit. Në këtë pjesë, lëvizja teknike e kukullave është e lidhur me lëvizjen e duarve të aktorit. Shfaqja "Princi i Vogël", është realizim i Tetarit Kombëtar për Fëmijë nga Tirana. Ky teatër është themeluar në vitin 1950. Nga viti 1962 ai është vendosur në ndërtesën në të cilën ndodhet edhe sot. Në vitin 2003 ky teatër merr titullin zyrtar "Teatri Kombëtar Shqiptar i Fëmijëve". Brenda vitit ky teatër vë në skenë pesë shfaqje të reja si dhe reprizën shfaqjet e mëhershme. "Princi i vogël" do të jepet në teatrin e kukullave në Winterthur, Theater im Waaghaus, në ditët si vijon: e premte, 15 nëntor, nga ora 20.15; e shtunë, 16 nëntor, nga ora 20.15 dhe të dielën, më 17 nëntor, nga ora 11.00.

Redaksia online
(dhh/sg/shqiptarja.com)
  

 
 
  

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Ushtari’ i Ervis Martianjt dhe 6 të tjerë marrin peng të riun në Tiranë, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie

‘Ushtari’ i Ervis Martianjt dhe 6 të tjerë marrin peng të riun në Tiranë, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie