Teatri i Fierit rikonstruktohet pas 50 vitesh, trupa nis në mars, drejtori: Artistët e rinj s’vijnë

Në fillimin e viteve ’70 trupa amatore e teatrit dramatik, së bashku me disa aktorë të sapodiplomuar, u emëruan për të punuar në Teatrin “Bylis” të Fierit. Edhe kështu dita-ditës për 50 vite artistët e rinj do të arrinin që të krijonin emrin e tyre, duke lënë gjurmë me punën e bërë ndër vite dhe duke nderuar Teatrin, që ka mbetur sot vetëm me pesë aktorë, jo vetëm brenda qytetit, por në mbarë vendin. Megjithatë, për herë të parë është marrë një iniciativë pozitive për rikonstruksionin e Teatrit  “Bylis”. Pas 50 vjetësh rreth 49 milionë e 807.142 mijë lekë të reja investim në këtë godinë do të bëjë që artdashësit t’i rikthehen teatrit pas një viti mungesë.

 “Kishin kaluar 50 vjet dhe ishte e domosdoshme një ndërhyrje totale, edhe pse në këto vite është bërë ndërhyrje pjesore, kurse sot ashtu si e theksova po bëhet një punë e madhe në të gjitha drejtimet,  duke filluar nga stolat e sallës, skena ka përfunduar, elementet e ndriçimit janë vendosur e të tjera. E gjithë kjo punë është për t’u lavdëruar, sikundër është për t’u lavdëruar edhe puna e kryetarit të bashkisë Armando Subashi, tepër i vendosur  për punë që po bëhet në këtë teatër” tha Astrit Hasani, drejtori i teatrit “Bylis”.

Drejtori Astrit Hasani përveçse për punën që është bërë deri më tani, ndalet edhe tek shqetësimet e tjera, që ka në këtë teatër. “Sa i përket mungesës së trupës teatrore, Astriti thotë se  kjo është një shqetësim i madh, pasi shumë prej aktorëve janë larguar, kane dalë në pension,  apo dhe  kanë  ikur nga kjo jetë. Ne po bëjmë përpjekje që të gjejmë aktorë. Ka aktorë që preferojnë të qëndrojnë në Tiranë me pretekstin se mund të gjejnë punë, ndërkohë që teatri “Bylis” ka qenë shkollë për shumë aktorë. Ka dhe të rinj që kanë mbaruar shkollën dhe duhet të vinë në Fier, por preferohet prej tyre s’thua sikur ne në vendin tonë nuk ka teatro” tha ai.Kapaciteti i spektatorëve në këtë teatër është 480 vende. Ndërsa, në muajin mars nis prezantimi i shfaqjeve teatrore për artdashësit

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?