Teatri i Operas me piano të re, performojnë në të Margarita Kristidhi dhe vogëlushja Kristel! Restaurohen edhe dy pianot e tjera
Margarita Kristidhi duke performuar ne pianon e re
Nga sot Teatri i Operas ka një piano të re për shfaqje. Është përuruar përmes një performance të pianistes Margarita Kristidhi, si dhe në mënyrë simbolike për të përfshirë edhe brezat më të rinj, nga nxënësja e shkollës 9-vjeçare "Servete Maçi", Kristel Xhafka.
Ministria e Kulturës ka garantuar, për koston 184, 240 euro një model D-274 Piano të Madhe “Steinëay & Sons” (shoqëruar me 4 stola, pedale harmonike, mbulesë mbrojtëse, set akordimi profesional, pianoplan për transportin horizontal dhe vertikal në shkallë). Ka qenë pianistja Elda Laro që ka përzgjedhur pianon në Hamburg për Ministrinë.
Prej dekadash në Teatër shfaqje me peshë luheshin me një piano të vjetër (1989) Steiway & Sons. Ishte shqiptari i njohur, violinisti Tedi Papavrami që në qershor të këtij viti, gjatë një interviste për Report tv, vuri në dukje një nga problematikat e Operës se sapo rikonstruktuar: amortizimin e instrumenteve.
“Është vërtetë një sallë me vlerë që mund të bësh në kondita shumë të mirë muzikë, përveç pianos, që ka një problem që është goxha e shkatërruar, edhe pse është një pianoje e një marke shumë të mirë, ose ka nevojë për një riparim të tërë të thellë, ose për një instrument të ri. Kjo do të ishte për koncertet instrumentale një nevojë, vërtetë!”, u shpreh Papavrami.
Pas këtij apeli, ministria e Kulturës Elva Margariti premtoi që do të angazhohej për blerjen e një pianoje të re, dhe restaurimin e instrumenteve të tjerë. Dhe në fakt, bashkë me blerjen e pianos së re ka nisur puna. Është restauruar pianoja e vjetër (Steinway & Sons, 1989) si dhe të pianos “Yamaha”, prodhim i 1988 në Japoni. Restaurimet shkojnë në vlerën 23,000 euro. Kostoja totale për blerjen dhe restaurimet është në vlerën 244,520 euro.
/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.9%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3878
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
4 heroina të artit botëror në Teatrin e Operas dhe Baletit për fuqinë e gruas
26 Qershor, 21:26
-
Nis sot Festivali Ndërkombëtar i Akuarelit, Tirana mbledh piktorë nga e gjithë bota
2 Maj, 12:46
-
‘Këngët e atdheut tim’, mbrëmje gala me krijimtarinë e Lefter Çipës/ Irini Qirjako: E adhuroja, shënjoi karrierën time! E bija: Amaneti i tij, sot telefoni im i hapur
29 Prill, 16:03
-
Dashuri e tragjedi, ‘La Boheme’ e Puçinit në Opera! Eva Golemi dhe Amadi Lagha, në skenë si Mimi dhe Rodolfo!
13 Prill, 15:24
-
‘Lulet e Pranverës’ ‘çelin’ në Teatrin e Operas, Kastriot Tusha dhe Aranit Hoxha rrëfejnë koncertin
21 Mars, 17:54
-
Shembet shtëpia 300 vjeçare e Zekajve, një monument më pak në Lezhë! Zefi: Ministria e Kulturës nuk dha fonde për restaurim
13 Shkurt, 16:40
-
Ciceron/ Ema Andrea, sot tek Eksperimentali “Dua një vend”! Baleti ‘Giselle’, edhe këtë mbrëmje në Opera
7 Shkurt, 16:12
-
Ndryshimet në qeveri, Zhupa në Report Tv: U shkri Ministria e Kulturës të jepet me koncesion trashëgimia
9 Janar, 14:31
-
Pensioni i posaçëm/Nga Irini Qirjako te Elida Janushi, 9 artistët që propozoi Ministria në 2023-shin dhe nuk e përfituan! Duni, Kushta e Makri, 3 dosjet që do të dorëzohen!
8 Janar, 13:41
-
Kërkohet një kryetar për Qendrën Kombëtare të Kinematografisë! 10 vjet punë në art e kulturë, nga kriteret e domosdoshme
5 Janar, 20:50
-
Vendimi/ Ndryshimet për Ligjin e Librit! Promovim dhe jashtë territorit, lehtësira për personat me aftësi ndryshe! Qendra e Librit rrit ndikimin, Biblioteka nga 5 mban 3 kopje të botimeve
29 Dhjetor 2023, 22:41
-
U shpall Kryevlerë Kombëtare/ Historia e valles devollite, pasurisë së çmuar të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale
28 Dhjetor 2023, 16:57