Teatri i Operas tregon pse u hoq opera “Rozafa” e David Tukiçit nga kalendari 2024: Tejkaloi tagrin e kompozitorit, mosmarrëveshje me skenografin e regjisorin

Teatri i Operas tregon pse u hoq opera “Rozafa” e David Tukiçit nga kalendari  2024: Tejkaloi tagrin e kompozitorit, mosmarrëveshje me skenografin e regjisorin

Teatri i Operas dhe Baletit reagon lidhur me reagimin e kompozitorit David Tukiçi opera e  të cilit “Rozafa” , ndryshe nga ç’ishin pritshmëritë e tij nuk është bërë pjesë e programit, pavarësisht se Ministria e Kulturës e ka shpallur vepër fituese

Në reagimin e tij Teatri i Operas tregon se shkak ishin debatet dhe mosmarrëveshjet e kompozitorit me regjisorin.

Marrë shkas nga reagimi i kompozitorit, David Tukiçi, në prezantimin e Kalendarit Artistik 2024, dhe interesit të mediave, Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansambli Popullor sqaron se:

Dashamirësia e institucionit ka qenë maksimale ndaj kësaj vepre dhe kjo tregohet me përfshirjen e saj në Kalendarin Artistik të vitit 2023 dhe vënien në dispozicion të të gjitha burimeve të tij, duke pasur angazhim maksimal për vënien në skenë të kësaj opere.

Puna për këtë opera është vonuar për shkak të debateve dhe mosmarrëveshjeve që z. Tukiçi si kompozitor ka pasur me regjisorin dhe skenografin e kësaj vepre, Andis Gjoni, prej më shumë se 2 muajsh, duke tejkaluar tagrin e kompozitorit dhe duke i dhënë vetes kompetencat e Drejtorit Artistik, Dirigjentit, përzgjedhësit të roleve, skenografit dhe regjisorit, që krijojnë dosjen e produksionit, nga e cila zhvillohet i gjithë buxhetimi i interpretimit skenik.

“Mosbashkëpunimi nga ana e tij me regjisorin ka krijuar paqëndrueshmëri  e vonesa në procesin e punës, dhe nuk i lejonte teatrit të ndërvepronte, duke bërë që të tejkalohej çdo afat për realizimin profesional të saj. Duke e bërë të pamundur përfshirjen e kësaj vepre në Kalendarin e Artistik 2024”

Ndër të tjera TKOBAP ka treguar dhe tregon një kujdes të veçantë ndaj kompozitorëve dhe veprave shqiptare.
Gjatë vitit të kaluar në skenë u vendosën “Karnavalet e Korçës”, opera solemne “Skënderbeu- Kryezot i Arbërit”, si dhe janë përkujtuar me koncerte simfonike kompozitorët shqiptarë, si Simon Gjoni, Dhora Leka, Aleksandër Peçi etj. Po ashtu gjatë këtij viti, do ngjitet në skenë “Plaga e Dhjetë e Gjergj Elez Alisë” nga Kompozitori Feim Ibrahimi, ndërsa edhe kalendari artistik i këtij viti, mbyllet me koncertin simfonik për Dhora Lekën dhe Kalendari Artistik 2024 nis me kompozimet shqiptare të Feim Ibrahimit dhe Aleksandër Peçit.


Lajmi kryesor:

Hiqet opera e tij “Rozafa” nga kalendari i Operas, Artisti i njohur David Tukiçi- drejtores Abigela Voshtina: Ku të shkojmë ne për veprat shqiptare?!


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena