TIRANË, 19 Shtator / ATSH / - Teatri Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli" ka menduar që edhe në këtë fillim sezoni artistik të mos i shkëpusë fëmijët nga bota e ëndrrave dhe aventurave.
Në programacioni e tij, ky teatër sjell dhe rivë në skenën e tij një nga shfaqjet më të ndjekura nga vogëlushët deri në muajin qershor dhe një tjetër premierë.
Në 26 dhe 27 shtator ora 10:30, dy produksione mjaft interesante si premiera "Poli dhe tropiku" dhe "Makina e kohës", do të jenë dhe shfaqjet që do të shoqërojnë gjatë fundjavave e vogelushët në botën e fantazisë, argëtimit dhe edukimit.
Shfaqja "Poli dhe Tropiku" që po përgatitet nga regjisorja Dasara Xhangolli, do të vijë premierë në datë 27 shtator.
Ndërkohë që Sidi, Mamuthi, banorët e çuditshëm të Planetit Jeshil, kinezët e deri edhe tek robotët e së ardhmes, në udhëtimin e saj plot fantazi, me shfaqjen "Makina e kohës" premton mjaft argëtim e zbulime nga më të çuditshmet.
"Makina e kohës"
Një udhëtim fantastik në kohë, me plot aventura i mirëpret heronjtë në këtë histori të magjishme. Pasi bien në kontakt me Makinën e Kohës, ata arrijnë të shkojnë në epoka të ndryshme, duke takuar personazhe nga më të cuditshmit, që nga faraonët të çmendur pas arit, tek banorët komik Jeshil të "Planetit Jeshil", tek kinezët me vështiresinë e tyre në të komunikuar, e deri tek dinosaurët.
Madje pjesë e së tërës bëhen edhe personazhe të njohur për publikun e vogël sic janë: Sidi e Mamuthi. Po robotët-njerëz, si shihen në imagjinatën e femijeve?
Të gjitha këto dhe më shumë, ju ftojmë t`i ndiqni në këtë udhëtim në kohë, me plot surpriza të këndshme, situatë komike, fantazi, argëtim e sigurisht mesazhe për gjithë publikun e vogël në Teatrin Kombetar Eksperimental "Kujtim Spahivogli" nga 26 shtatori.
/k.m/ /a.g/









