'Teatri në mikrofon' dhe Lulzim Basha

'Teatri në mikrofon' dhe Lulzim Basha

Kryetari i PD, Lulzim Basha

Lulzim Basha ka problem serioz me të vërtetën dhe kur e prodhon vet atë. Pasi Ministri i Brendshëm hodhi poshtë audiopërgjimin dhe i ka dorëzuar prokurorisë provën shkencore se ai është i manipuluar, çertifikuar nga një laborator perëndimor, Lulzim Basha, as ka pranuar që e ka bërë vet përgjimin, as nuk pranon që të hetoj prokuroria fallsifikimin.

Në rastin më të besueshëm ai duhet t’i dal zot kasetës që lexuan tre aktorët e protokallisë së SHQUP-it, dhe të thoshte që këtë e kemi bërë ne, dhe është autentike, pasi jemi në autorë të këtij përgjimi. Kjo është një lloj burrërie, që edhe pse nuk është provë ligjore, tregon përkushtimin politik të opozitës dhe duhet marrë në konsideratë.

Nëse nuke ke bërë vet, por ta kanë ofruar, dhe kundërshtari yt të thotë që është fallco me prova shekncore, atëhere më i interesuar se qeveria, duhet të ishte vet Lulzim Basha ta çonte në prokurori, për të provuar të kundërtën. Por Lulzim Basha është tërbuar më shumë nga Edi Rama që e çoi në prokurori kasetën, në vend që të gëzohej që prokuroria po heton një skandal që ai e lidh me vëllain e Ministrit të Brendshëm.

Pra problemin kryesor që ka Lulzim Basha me qëndrimin e tij, është se ai nuk do të vërtetën rreth kasetës, por do që ne ta besojmë, që ai nuk është gënjeshtar. Kjo është kohë e humbur, se këtë betejë e ka humbur dhe brenda PD e jo më jashtë saj.

Atij sot i është çmontuar gjithë linja e kompromentimit politik të Reformës në Drejtësi dhe Ministrit të Brendshëm. Në përpjekje për të montuar një linjë konspiracioni lidhur me detyrën e Fatmir Xhafës, si drejtues i Reformës në Drjetësi e më pas si Ministër i Brendshëm, Basha tentoi të kompromentoj Reformën në Drejtësi duke e konsideruar atë se ishte bërë për “të shpëtuar vëllain e Fatmir Xhafës” dhe më pas montoi në mënyrë banale një “audiopërgjim” për ta çuar deri në fund teorinë e saj konspirative.

Akuza e parë që kishte të bënte me përdrimin e detyrës si drejteues i Reformës në Drejtësi për të shtuar një nen për ekstradimet, që mbronte historinë e vëllait të tij, u çmontua nga misionet ndërkombëtare. Misioni ndërkombëtar EURALIUS dhe Bakhimi Evropian pranuan zyrtarisht propozimin si të mbështetur prej tyre, çka tregon se sulmi në këtë pikë ishte i sforcuar për ta lidhur reformën në drejtësi, me një përpjekje për të mbrojtur kriminelët shqiptarë.

Por banaliteti i plotë i opozitës u shfaq tek audiopërgjimi.

Një laborator I specializuar në një vend perëndimor, është vënë në lëvizje nga qeveria shqiptare për të analizuar kasetën dhe i ka dorëzuar autoriteteve shqiptare provën shkencore të falsifikimit të kasetës, çka i jep të drejtë qeverisë të padisë në prokurori për shantazh ndaj Ministrit të Brendëshëm depuetët e opozitës që u përdorën si prezantues të saj, për të shkuar tek autorët. Për laboratorin ku është bërë analiza dhe është çertifikuar prova shkencore e fallsifikimit, dhe për mënyrën e kontaktit me të, janë angazhuar dhe kanë qenë në dijeni dhe partnerë ndërkombëtarë të agjensive kundër krimit që veprojnë legalisht në Shqipëri.

Në fakt ndryshe nga Basha, lëmshin e këtij banaliteti, filloi ta tjerr vet Berisha që një ditë më parë, i cili duke qenë në ekstazën e manipulimit, provoi vet me deklaratat e tij, se kasetën e kishte bërë PD, dhe se dëshmitarin nuk e tregonte “se e vrisnin”. Tani dëshmitari ose e ka takuar, ose nuk e ka takuar, Agron Xhafën, se po qe se e ka takuar, siç e thotë kaseta, atë e njeh Agrn Xhafa, s’ka nevojë ta mbaj në ilegalitet Berisha. Pra në përpjekje për të ngjallur mjegull në fakt Berisha shkoi e tha të vërtetën, se si e kanë sajuar kasetën, ndryshe nga Basha që as kasetën nuk e merr përsipër, as prokurorinë nuk e do të hetoj.

E vërteta është se kaseta ka copa përgjimesh të prokurorisë dhe montime nga personazhe të përdorur në këtë “teatër në mikrofon”, çka implikon përveç opozitës, ndoshta dhe ndonjë segment të prokurorisë që furnizon opozitën me informacione që kanë për shkak të detyrës.

Prokuria duhet t’i shkoj deri në fund hetimit të autorëve që e kanë sajuar atë, duke shantazhuar një institucion shtetëror dhe duke i dhënë fund kësaj histerie shantazhuesish, që mendojnë se opozita bëhet në sallat e montzhit të SHQUP dhe kompanitë e reklamave të Kunatit.

Përtej kësaj historie, Lulzim Basha duhet ta ndaj mendjen se kur tenton të ngrej dallgë të mëdha kundër qeverisë, duhet ta bëj atë bazuar mbi të vërtetat, pasi gënjeshtrat të lënë në baltë dhe të kthehen në të kundërt. Aq pak e besoi vet PD akuzën e Bashës, sa sot, ai nuk bëri dot as pesëdhjetë vetë para Ministrisë së Brendëshme, nga të cilët, 30 janë kontigjente të njohura krimi, që hyjnë e dalin nëpër qeli këtu e tridhjetë vjet. Arsyeja është se ai po e shpërdoron opozitën dhe po e keqpërdor atë në funksion të një axhende personale të Sali Berishës dhe halleve të tij.

48 orë pas sajimit te këësja furtune në gotë, Lulzim Basha e ka forcuar më shumë Ministrinë e Brendshëm në opinionin publik, duke e viktimizuar përmes gënjeshtrash për gjëra që nuk kanë ndodhur, dhe i ka katandisur aktorët e “portokallisë” të opozitës, të sorrollaten nëpër dyer prokurorësh, për të sqaruar se si e montuan kasetën. Kështu të ndodh kur je opozitë e montuar, se kur je opozitë e vërtet, dhe bazohesh mbi të vërteta, nuk ka nevojë as për kaseta të montuara, as për kriminelë para ministrisë së brendëshme, por thjeshtë për të udhëhequr një shoqëri që është realisht në opozitë me qeverinë. Kasetën mund ta montosh, por opozita nuk montohet dhe qeveria nuk rrëzohet me kaseta të montuara. Problemi i Lulzim Bashës është se sot ai “teatrin në mikrofon” që shfaqi dy ditë më parë , më shumë dëshpëroi oborrin e SHQUP se sa qeverinë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasani: 17/05/2018 09:48

    Me vjen keq qe aktoret e Portokallise dhe Al Pazarit do te ngelen pa pune mbasi punen e tyre e kane marre Luli Enkelejdi Ervini Flamuri te shoqeruar nga orkestra e SHQUP-it me dirigjent Sali Vicidolin

    Përgjigju
  • Tre aktoret e portokallise se Shqupit: 17/05/2018 08:25

    Bravo Roza!Jam plotesisht dakort me ty.Por per kete duhet te levize Zoti Lu(Do levize ai valle per qoftelargun e preferuar te Amerikes???)dhe ajo qe eshte me kryesorja,duhet te veshe pantallona burri Arta Marku,qe mendoj se eshte duke i provuar ato ne rrobaqepsi!

    Përgjigju
  • Roza: 17/05/2018 03:59

    Te lumte zoteri. I ke vene pikat mbi I. PD dhe Monika po I bejne autopsine vetes per se gialli. Sa te jete Sala I lire, nuk ka qetesi ne Shqiperi, nuk behet ai vend. Kaq i pa prekshem qenka ku Sala ? Ligesia, semundja me e pashetuese gangrena e vendit qe na detyroi te linim vendin e te emigronim. Largojeni ate ligesi paturpesi!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Tjetërsimi i 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për Fran Frrokajn

Tjetërsimi i 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për Fran Frrokajn