Teatri për të rinj, shpallen 10 fituesit e fondit prej 10 mln lekësh

Fondi i Teatrit për të Rinj është një nga ato raste të shumta iniciativash të Ministrisë së Kulturës, në përputhje me misionin   dhe politikat mbi nxitjen, promovimin dhe krijimin e hapësirave mbështetëse për skenën e pavarur artistike, e veçanërisht në fushën e teatrit.

Përmes këtij fondi prej 10 milionë lekësh, ne synojmë të nxisim dhe të zgjerojmë hartën kulturore, duke e shtrirë gjeografikisht këtë fond; duke krijuar lëvizjen teatrore në bazë të rajoneve nga jugu në veri, në një formë bashkëprodhimi me teatrot e rretheve; duke ofruar mundësinë që teatri si zë i së vërtetës po shkon në të gjithë hartën tonë; duke aktivizuar krijuesit dhe interpretuesit e rinj dhe adresuar ata të punojnë dhe sigurojnë mbarëvajtjen jo vetëm në infrastrukturën e në teatrit në Tiranë, por edhe në rrethe.

Projektet përfituese nga ky fond do të realizohen nën   kujdesin e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, ndërsa Teatrot e rretheve do të mbështesin projektet e këtij fondi, përmes logjistikës teatrore.

Në këtë fond ka pasur një numër të lartë propozimesh, ku kanë qenë plot 37 të tilla , prej të cilave janë  zgjedhur nga Bordi Artistik i TKEKS 10 projekte fituese ku 2 janë regjisore vajza dhe 8 regjisorë djem.

Një pikë tjetër e rëndësishme në këtë thirrje ka qenë edhe promovimi dhe vënia në skenë e dramaturgjisë shqiptare përveç asaj të huaj, për të mos ngritur dorën tek regjisorët, pse nuk zgjedhin dramaturgjinë tonë.

Prej 10  projekteve që do të vihen në skenë, artistët e rinj kanë propozuar 5 pjesë të dramaturgjisë shqiptare dhe 5 të dramaturgjisë së huaj.

Shpërndarja gjeografike e projekteve është :Tiranë – 3 projekte; Durrës – 1 projekt; Elbasan – 1 projekt; Korçë- 1 projekt; Vlorë – 1 projekt; Shkodër – 2 projekte; Gjirokastër – 1 projekt

Në përfundim të punës për të gjitha veprat, do të organizohet një javë e dedikuar festivalit të teatrit për të rinj që sërish do të jetë nën titullin “HAPAT”, këtu në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, duke e finalizuar me ndarjen e çmimeve për të  gjitha kategoritë pjesëmarrëse, nga një juri profesioniste.

Fituesit e “Fondit të teatrit për të rinj” janë:

1. Aleksandër Kondi - vepra “Krim në hotel”, autori Samuel   Bobrik dhe Ron Clarck,

2. Endrit Ahmetaj – vepra “Xhoni dhe Xhoi” , autori Agota Christoph, 

3. Flobensa Bezati – vepra “Zot” , autori Ëoody Allen,

4. Gerti Palali – vepra “Qorri” , autori Gerti Palali,

5. Ina Mirinaj – vepra “Këngët e rinisë” , autor Migjeni,

6. Kriks Dumo - vepra “Konstalacionet”, autor Nick Payne,

7. Marius Dhrami – vepra “Të parët dhe të fundit” , autor John Galsëorsy,

8. Mariel Brahimllari – vepra“ E kuqe e errët” , autor Migjeni

9. Rafael Hoxhaj – vepra “Ikja” , autor Bujar Hoxhaj ,

10. Shyqyri Caushaj – vepra “Audienca e Vaclav Havel”, autor Jeton Neziraj,

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur