Teatri/ Veliaj e “thumboi”, Meta: S’kam asnjë koment, argumentet e mia bazohen në Kushtetutë

Pustec-Çështja e Teatrit Kombëtar vijon të mbajë ndezur debatin politik në këtë fund korriku. Pas deklaratës së kryebashkiakut Veliaj ditën e djeshme, i cili tha se vendimi i Metës për të mosdekretuar ligjin për shembjen e Teatrit ishte zhgënjyes, presidenti s’ka pranuar të komentojë. Nga Pusteci, ku mori pjesë në disa takime, Meta u pyet nga gazetarët lidhur me deklaratat e Veliajt.

Gazetarët: Zoti President, pas mosdekretimit të ligjit mbi teatrin, ka ardhur reagimi i disahershëm i kryebashkiakut Veliaj. Ai thotë se pas dyzet ditësh mazhoranca do ta rivotojë këtë ligj. A keni një koment?

Presidenti Meta: Nuk kam asnjë koment, përveç faktit se cilido që ka kontestime apo vërejtje për kthimin e ligjit, e ftoj që t’i referohet gjithmonë faqes zyrtare të Presidentit të Republikës, pasi jam i sigurt që argumentet, të cilat janë dhënë nga Institucioni i Presidentit, bazohen vetëm në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, në marrëveshjet ndërkombëtare ku ne jemi palë dhe të cilat janë të detyrueshme për t’u zbatuar, dhe padyshim në të gjithë legjislacionin tonë në fuqi, dhe gjithmonë duke vënë në plan të parë interesin tonë kombëtar dhe publik.

Meta është pyetur edhe për çështjen e Shkollës së Magjistraturës. I pyetur për “luftën” politike mes palëve. Meta tha se vendi ka nevojë për një Reformë në drejtësi që bazohet tek pavarësia.


Unë jam i bindur se nxitja e konfliktit as nuk i ka shërbyer deri më tani Reformës në Drejtësi, dhe as nuk do t’i shërbejë në të ardhmen. Vendi ka nevojë për një Reformë në Drejtësi, e cila bazohet fort te pavarësia e institucioneve të reja të drejtësisë, te integriteti i krijimit të tyre. Dhe në këtë drejtim unë inkurajoj vetëm dialogun për të zgjidhur çdo çështje në mënyrën më transparente dhe me integritet.

Ilir Meta, President

Meta u ndal edhe tek mungesa e Gjykatës Kushtetuese, dhe tha se duhet të ecet përpara me hapat e radhës, për të mos krijuar boshllëk në sistemin e drejtësisë.

Besoj se duhen të ndërmerren sa më parë të gjitha ato hapa, që përforcojnë efektet pozitive të Reformës në Drejtësi, por pa krijuar kurrsesi boshllëk apo paralizë të institucioneve më të rëndësishme të drejtësisë.

Ilir Meta, president

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Malsori: 01/08/2018 10:49

    Mundesi nuk e ka pare nje here deren e teatrit bashke me kllounen e tij

    Përgjigju
  • mondi: 30/07/2018 22:30

    E more Like FLORIRI, vetem nga vetingu dhe nga Zoti mbajme shpresa qe te shpetojme nga njerez si ti. TE KA TEREDHUR MONIKA PRANDAJ TE ZE FRIKA A TE RENTE PIKA....

    Përgjigju
  • Tata: 30/07/2018 19:09

    SI FOLE SI PORDHE NJE LLOJE .JE BERE SI HIRRE BRESHKE .PUSHTETI TE JEP TE DREJTE TA DREDHISH POR THUAJE DREJT NUK KISHA RRUGE TJETER SE BURRI KOKMADHJA ME TREDH .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit