“Nga letra në një kujtim të përjetshëm”, ky është mbishkrimi i tatuazhit më të ri në krahun e Tedi Ngjelës. Një tatuazh i cili tashmë personifikon një dashuri të madhe për bukuroshen e cila është gdhendur jo vetëm në trupin e Tedit, por edhe shpirtin e tij. Era Xhabafti është vajza që tashmë prej kohësh po i bën më të lumtura ditët e Tedit pas divorcit me moderatoren Floriana Garon. Biznesmeni dhe juristi i cili ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes, tashmë është plotësisht i bindur duke treguar shumë më shumë për jetën e tij private. Tatuazhi është realizuar nga ‘Golden Hands Art Studio’ nga tatuatori i njohur, Elton Murati dhe është shpërndarë pikërisht në faqen e tij.
Lidhja e re
Era Xhabafti është një vajzë e re e cila po shijon suksesin e saj në biznes pas ardhjes nga Londra. Por, jo vetëm kaq... Ajo tashmë po shijon edhe çastet e bukura me Tedin, të cilët herë pas herë e shfaqin edhe në rrjetet sociale, duke u komplimentuar nga miqtë dhe fansat.
Floriana në kërkim të sheikut?
Bukuroshja e cila për muaj me radhë është bërë kryefjala e medieve rozë për shkak të ndarjes me Tedin, duket se po vazhdon të shijoj të qenit femër e lirë, por me qëllime të sakta. Vetëm pak kohë më parë së bashku me stafin e “Jo vetëm modë” Floriana udhëtoi drejt Dubait ku në fokus kishte jetën e luksit që bëjnë sheikët. Nuk e dimë nëse ky udhëtim ishte vetëm për qëllime pune, apo me një rrugë vrau ‘dy zogjë’. Moderatorja e cila prej vitesh ishte në lidhje me Tedi Ngjelën, duket shumë e lumtur edhe pse ish-partneri po shijon dashurinë në krahët e një tjetre.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com