Një tjetër largim u bujshëm nga radhët e Skënderbeut. Bëhet fjalë për veteranin dhe korçarin Tefik Osmani, që tashmë është zyrtarisht lojtar i Teutës. Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e klubit durrsak në facebook dhe tashmë trajneri Bledi Shkëmbi ka edhe një tjetër lojtar me përvojë në skuadrën e tij.

Osmani ishte takuar dje me drejtuesit e Teutës dhe duket se kanë rënë dakord, ndërkohë që lojtarin e prisnin në Korçë.

Mbrojtësi me përvojë rikthehet kështu pas shumë sezonesh në Durrës, ku në rolin e trajnerit gjen ish-shokun e skuadrës, Bledi Shkëmbin, ndërkohë që pritet të përbëjë dyshen e qendrës së prapavijës me një tjetër ish-shok skuadre, Ditmar Bicajn.