Tefta Radi, dëshmi të ralla për
im’zot Vinçenc Prenushin

Tefta Radi, dëshmi të ralla për<br />im’zot Vinçenc Prenushin
TIRANE- Momenti dramatik i datës 19 maj 1947, kur Imzot Prenushi u arrestua duke nisur kalvarin e vuajtjeve, dhe ai i 18 dhjetorit 1947, kur Gjykata Ushtarake e Durrësit hapi gjyqin, si dhe të tjera dëshmi të ralla u shfaqën mbrëmë në dokumentarin e gazetares së njohur Tefta Radi, që u realizua në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar. Dokumentari kushtuar martirit të fesë katolike shqiptare, Im’Zot Vinçenc Prenushit u shfaq në sallën UNESCO të MHK.

Imzot Prenushi, ishte prelat, kryepeshkop, eseist, publicist, poet, folklorist e përkthyes i Wismanit, Sinkievicit, Ëeberit dhe Pelicos. Me 19 mars 1936, Selia e Shenjtë e emëron Ipeshkëv te Sapës, detyrë që e mban deri në vitin 1940, kur emënohet Argjipeshkëv Metropolitan i Dioqezit të Durrësit, duke pasur nën administrim kryeqytetin Tirane. Mbas vdekjes së Imz. Gaspër Thaçit, në Shkoder me 26 maj 1946 dhe arestimit të Don Mikel Koliqit, famullitar i Shkodres, Imz. Prennushi ngarkohet me detyren e Primatit Katolik të Shqiperisë.

Në dokumentar shikuesit panë se cfarë ndodhi kur vendimi i Gjykatës së Durrësit iu përcoll për shqyrtim Gjykatës së Lartë të Tiranës, bashkë me një relacion të prokurorit të Durrësit, Sotir Qiriaqi (data, 1 dhjetor 1947). Si u soll Gjykata e Lartë Ushtarake Tiranë më datën 23 shkurt 1948, mbasi shqyrtoi çështjen e të pandehurve (mes tyre edhe Prenushi), duke refuzuar kërkesën e tyre.

Vinçenc Prennushi deklaroi se “lufta ime ishte kundër komunistave e Partisë Komuniste që të mos ekzistonte, kur të formohej Pushteti që mendonim me zbarkimin e amerikanëve.” Për këtë ai më 19 mars 1949 vdes nga torturat më çnjerzore në burgun e Durrësit. Dokumentari vijon deri tek shpallja “Martir i Demokracisë” më 8 maj 1993 në Durrës. Vinçenc Prenushi ishte një prej figurave të shquara të Rilindjes sonë Kombëtare. Im’Zot Vinçenc Prennushi është prelati më i lartë dhe i fundit i fesë katolike në Shqipëri, deri më 1949 kur ai vdes nën tortura të tmerrshme të diktaturës komuniste, në burgun e Durrësit, në duart e Arshi Pipës ndërsa emri i tij ka shkuar edhe në Vatikan për t’u lumturuar.

Regjisorja dhe skenaristja e këtij dokumentari,  Tefta Radi u shpreh se për realizimin e tij, u është referuar dëshmive autentike dhe dokumenteve të shumta arkivore. Dokumentari është shumë aktual dhe paraqet histori e materiale të padokumentuara më parë. Tefta Radi falenderoi ekipin bashkëpunues për realizimin e këtij dokumentari si dhe aktoret Roza Anagnosti, Tinka Kurti dhe Margarita Xhepa. Montazhi u realizua nga Donika Gjebrea ndërsa kolona muzikore nga Kozeta Raftit.

Ky  nuk është dokumentari i parë i realizuar nga gazetarja e talentuar Tefta Radi. Filmi dokumentar kushtuar shkrimtarit Millosh Gjergj Nikolla, me titull “Migjeni, ky uragan” si dhe “Martin Camaj, i papërsëritshëm”, mbi jetën e shkrimtarit dhe albanologut shqiptar janë realizuar mjeshtërisht nga ikona e lajmeve dhe imazhin e tyre në TVSH, Tefta Radi.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 28 shkurt 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë

‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë