Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar

Juristi Kreshnik Spahiu, në emisionin ‘Frontline’ mbrëmjen e sotme në Report Tv, teksa foli për Ditën e Pavarësisë 28 nëntorin, ai u shpreh se kryeministri Edi Rama dhe Albin Kurti duhet që të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar.

Për Spahiun, ky duhet që të jetë vitit i fundit që dy vendet janë të ndara në dy shtete.

‘Uroj që ky të jetë nëntori i fundit të ndarë, Rama dhe Kurti duhet të marr kurajën dhe të bëjnë bashkim ndoshta jo sot por duhet të bëhet referendum popullor që njerëzit të shprehin vullnetin e tyre. Për të gjetur mundësinë e hapjes së kufinjëve. Unë mendoj se ngrirja mes dy vende do të marr fund dhe uroj që të jetë nëntori i fundit më i akullt mes dy qeverive dhe shteteve, për një shtet që meriton të ketë një flamur dhe një himn’, tha ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:05
Spahiu: Pas 10 muajsh sharjesh dhe shantazhesh gjyqtarja liroi nga frika Sali Berishën

Juristi Kreshnik Spahiu, në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv, u shpreh se Sali Berisha u lirua nga masa e arrestit në shtëpi nga gjyqtarja, pasi kjo e fundit është shantazhuar për 10 muaj.

‘Nëse kjo çështje nuk do të ishte për ish-kryeministrin dhe do të kishte një ndryshim mase ne s’do të ishim sot duke diskutuar. Por ne duhet të diskutojmë standardin dhe praktikën që hapet nga një çështje që ka pasoja procedurale në të gjitha çështjet analoge. Argumenti ligjor që ka mbrojtka për të legjetimuar lirimin është çështja kaloi për gjykim dhe ai nuk mund të prish provat. Por a e ka respektuar masën e sigurimit Berisha, nëse do të ishte një qytetarë dhe do thoshte gjyqtare kriminale altin dumani dhe do të shantazhonte gjyqtarët a do ti rëndohej masa. Të jetosh në Shqipëri dhe të shantazhosh vendimi që ka dhënë gjyqtarja është dhënë nga frika, nuk ka pasur kurajë që të jap vendim tjetër', tha ajo. 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit