TEHERAN, 9 dhjetor /ATSH-AFP/ - Irani përsëriti kërkesën për një zgjidhje rajonale për luftën kundër grupeve xhihadiste dhe për të shmangur ndërhyrjen e forcave të huaja në Irak dhe në Siri.
Teherani mbështet Irakun dhe Sirinë politikisht dhe ushtarkisht, veçanërisht duke dërguar këshilltarë, në luftën kundër organizatave ekstremiste sunite të Shtetit Islamik, që ka pushtuar pjesën më madhe të territoreve në këto dy vendet.
Por Republika Islamike nuk merr pjesë në koalicionin ndërkombëtar antixhihadist të drejtuar nga SHBA dhe vë në dyshim objektivin e saj real.
Sot, në kuadër të një konference në Teheran mbi dhunën dhe ekstremizmin, ministrat iranian, irakian dhe sirian të Punëve të Jashtme mbajtën takimin e parë tripalësh për riforcimin e bashkëpunimit të tyre./
/ec/ a.jor.










