Bisedimet teknike midis Shteteve të Bashkuara, Iranit dhe shteteve ndërmjetësve përfunduan me sukses gjatë natës së së martës, tha zëvendësministri i Jashtëm iranian, Kazem Gharibabadi.
Gharibabadi shtoi se palët ranë dakord mbi modalitetet për raundet e ardhshme të negociatave.
Gharibabadi, i cili gjithashtu kryeson delegacionin teknik iranian, tha në një deklaratë të publikuar nga PressTV se faza tjetër e bisedimeve do të përfshijë negociata të nivelit të lartë.
Sipas Al Jazeera, kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, Ministri i Jashtëm Abbas Araghchi dhe Zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance do të marrin pjesë në raundin tjetër të bisedimeve, së bashku me kryeministrat e Pakistanit dhe Katarit.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Trump: Irani pranoi inspektimet nga IAEA-s të objekteve bërthamore! Teherani: Asnjë marrëveshje e re







