Irani ka konfirmuar vdekjen e Ali Larijanit, shefit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, i vrarë në një sulm ajror të pretenduar nga Izraeli në kryeqytet.

"Ali Larijani është martirizuar", ka konfirmuar Këshilli i Sigurisë iraniane.

Lajmi u raportua nga Al Jazeera, sipas së cilës, në një deklaratë të transmetuar nga agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Mehr e Iranit, Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare i vendit konfirmoi vrasjen e Larijani-t, pasi Izraeli mori përgjegjësinë për vrasjen e tij në sulme të kryera më herët atë mëngjes.

"Pas një jete të dedikuar për ngritjen e Iranit dhe Revolucionin Islamik, ai më në fund e ka përmbushur dëshirën e tij të gjatë, i është përgjigjur thirrjes së së vërtetës dhe me krenari e ka arritur qëllimin fisnik të martirizimit në shërbim", thuhet në një deklaratë nga Këshilli, të botuar nga Mehr.

Vdekja e tij shihet si një humbje e madhe për udhëheqjen e Teheranit dhe rrit më tej tensionet në rajon.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Irani konfirmon vrasjen e shefit të Sigurisë pas sulmeve izraelite! Media: Anija amerikane me 2.200 marinsa drejt Lindjes së Mesme