Tejkaluan kufirin maksimal të shpenzimeve në fushatën e 25 prillit, KAS 500 mijë lekë gjobë për 11 parti dhe kandidatë! Mes tyre dhe PD-PS

Tejkaluan kufirin maksimal të shpenzimeve në fushatën e 25 prillit, KAS 500 mijë lekë gjobë për 11 parti dhe kandidatë! Mes tyre dhe PD-PS

Selia e PS dhe PD

TIRANË- Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe tetë parti të tjera janë dënuar me gjobë 500.000 lekë, pasi është provuar se kanë pasur mungesa në raportimin e kandidatëve të tyre, për kostot e fushatave, të cilat shkojnë, sipas rastit, nga 1, deri në 153 kandidatë.

Po ashtu Komisioneri ka konstatuar se Partia Demokristiane e Shqipërisë dhe Lëvizja për Zhvillim Kombëtar kanë deklaruar shpenzime, për të cilat në një masë të caktuar nuk disponojnë dokumentacionin justifikues.  Komisioneri ka kërkuar vendosjen e sanksionit administrativ ndaj subjektit zgjedhor Partia Demokratike për mosbashkëpunim në procesin e mbikëqyrjes financiare. KAS-i çmon se kërkesa e Komisionerit duhet të pranohet dhe sanksioni të mbahet për këtë subjekt në minimumin ligjor, për të prioritizuar qëllimin edukativ të masës administrative në këtë rast.                     

Komisioneri ka kërkuar vendosjen e sanksionit administrativ ndaj subjektit zgjedhor Partia Socialiste e Shqipërisë për tejkalim të kufirit maksimal të shpenzimeve. KAS-i çmon se kërkesa e Komisionerit duhet të pranohet dhe ndaj subjektit të vendoset sanksioni në masën 5 (pesë) milion lekë, për shkak se është vlerë më e lartë se sa diferenca midis vlerës së shpenzuar dhe vlerës maksimale të lejuar.    

Komisioneri ka kërkuar vendosjen e sanksionit administrativ ndaj kandidatit Fitimtar Lala, të subjektit zgjedhor “Lëvizja e Re”, për shkak se ka pranuar dhurime në rrugë jobankare në vlera më të larta se maksimumi ligjor. KAS-i çmon se kërkesa e Komisionerit duhet të pranohet dhe ndaj kandidatit të vendoset sanksioni në masën 195.000 lekë, e barabartë me shumën e dhuruar.                                        
Komisioneri ka kërkuar vendosjen e sanksionit administrativ ndaj subjektit zgjedhor Balli Kombëtar Demokrat, për shkak se raportin financiar nuk e ka dorëzuar sipas formatit të standardizuar. 

Vendimi i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve
1.       Pranimin e pjesshëm të kërkesës së Komisionerit për vendosjen e sanksioneve administrative ndaj subjekteve zgjedhore dhe kandidatëve për shkelje lidhur me raportimin financiar.    
2.       Vendosjen e sanksionit administrativ në masën 500.000 (pesëqindmijë) lekë, sipas nenit 173, pika 3, të ligjit 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar” për subjektet zgjedhore:
-           Partia Socialiste;
-           Partia Demokratike;
-           Lëvizja për Zhvillim Kombëtar;
-           Lëvizja e Legalitetit;
-           Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë;
-           Nisma Thurje;
-           Bindja Demokratike;
-           Partia Socialdemokrate;
-           Balli Kombëtar;
-           Balli Kombëtar Demokrat.
3.       Vendosjen e sanksionit administrativ në masën 500.000 (pesëqind mijë) lekë, sipas nenit 173, pika 3 dhe në zbatim të pikës 4, të nenit 90 të ligjit 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar” për kandidatin e subjektit zgjedhor                  PD-Aleanca për Ndryshim, z. Lodovik Hasani.
4.       Vendosjen e sanksionit administrativ në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë, sipas nenit 173, pika 1, të ligjit 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar” për subjektet zgjedhore:
-        Partia Demokristiane e Shqipërisë;
-        Lëvizja për Zhvillim Kombëtar
5.       Vendosjen e sanksionit administrativ në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë, sipas nenit 173, pika 8, të ligjit 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar” për subjektin zgjedhor Partia Demokratike.
6.       Vendosjen e sanksionit administrativ në masën 5.000.000 (pesë milion) lekë, sipas nenit 173, pika 9, të ligjit 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar” për subjektin zgjedhor Partia Socialiste e Shqipërisë.
7.       Vendosjen e sanksionit administrativ në masën 195.000 (njëqind e nëntëdhjetë e pesë mijë) lekë, sipas nenit 173, pika 5, të ligjit 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar” për kandidatin e subjektit zgjedhor “Lëvizja e Re”, z. Fitimtar Lala.
8.       Rrëzimin e kërkesës së Komisionerit dhe pushimin e procedimit administrativ për subjektin zgjedhor Partia Republikane.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen