TIRANË, 19 Janar/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Tekniku i  Kombëtares shqiptare, Gianni De Biazi zbulon një nga dëshirat e tij të fshehta, atë të pajisjes me pasaportë Shqiptare.
I Intervistuar nga drejtuesit e faqes zyrtare të Tifozëve Kuq e Zi, De Biazi ka rrëfyer eksperiencën e tij tek kombëtarja jonë, ndërsa kë rrëfyer dhe dëshirën e tij të fshehur. "Drejtimi i një kombëtareje është një eksperiencë e re, prandaj dhe ngela pak i habitur nga oferta, por më pas u hodha në këtë "aventurë" të re me një entuziazëm të madh", ka thënë De Biazi, i cili thekson se puna në stolin kuqezi po jep rezultate mjaft të mira.
De Biazi gjithashtu vlerëson mjaft tifozerinë Shqiptare dhe në rast kualifikimi të Shqipërisë për Europianin e Francës, thekson se shumica e tifozëve në Paris do të jenë Shqiptarë.  Në fund të intervistës,  De Biazi, bënë të ditur se do i të kishte pasaportën shqiptare.  "Do dëshiroja që miku im Kryeministër të më jepte "Nënshtetësinë shqiptare". Do isha me të vërtetë shumë krenar", thekson tekniku italian i kuqezinjve./a.g/