Teksas, shembet diga e liqenit Dunlap (VIDEO)

Teksas të SHBA, diga e liqenit Dunlap që ndodhet midis San Atonio dhe Austin, u shemb papritmas duke përmbytur gjithçka gjeti përpara. E ndërtuar 91 vite më parë, me kapacitet shkarkimi 11,000 metër kub në sekondë, kolapsi i saj i papritur për fat të mirë nuk bëri të nevojshëm evakuimin e banorëve pasi fenomeni nuk ka prekur zonat e populluara.

Autoritetet kanë nisur një hetim të thelluar mbi shkaqet e fatkeqësisë dhe dyshohet se çarja e digës ka ardhur si shkak i amortizimit të shtresës strukturore.

Zbatimi i projektit të ri të modifikimit të strukturës së betonit të digës do të zgjasë rreth një vit dhe do të kushtojë rreth 35 milionë dollarë. /Përgatiti Ilir Çuçi

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë