TIRANË - Në 15 prill 2015 Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla firmosi udhëzimin për “Botimin e teksteve shkollore të reja për vitin shkollor 2015-2016”. Në këtë udhëzim njoftoheshin shtëpitë botuese për konkursin e përzgjedhjes së teksteve shkollore për klasën e parë dhe të gjashtë, i cili niste në datën 20 prill 2015 dhe tekstet duhet të dorëzohen deri në 20 qershor 2015.
Por udhëzimi i firmosur nga ministrja Nikolla ngre pikëpyetje nëse është shkelur ligji për arsimin parauniversitar. Ligji aktual përcakton se mënyra e përzgjedhjes së teksteve është nëpërmjet altertekstit, ndërkohë që udhëzimi parashikon një tekst unik.
/Shqiptarja.com