Në ankandin e Sotheby të organizuar në Amerikë për muzikën Rock & Roll ku u ekspozuan objekte përkujtuese nga këngëtarë si Bob Dylan, Elvis Presley dhe Beatles, ajo që shënoi rekord në çmim ishte një dorëshkrim nga këngëtari Bob Dylan për këngën ‘Like a Rolling Stone’.
Kjo këngë konsiderohet si një nga këngët më të arrira të periudhës së pas luftës ndaj dhe kuruesit e këtij ankandi e konsiderojnë si të kuptueshëm faktin që ajo u ble me një shifër prej 2 milion dollarësh, duke u shndërruar në dorëshkrimin më të shtrenjtë të shitur në ankand.
Ai arriti madje të thyente dhe rekordin e vënë pak kohë më parë nga dorëshkrimi i tekstit të këngës së John Lennon, “A day in the Life”, prej 1.2 milion dollarësh.
Ky ankand i quajtur ‘Një histori e Rock & Roll-it’ ishte e para e mbajtur në Sotheby gjatë dekadës së fundit dhe përllogariti një vlerë fitimi prej $4 milion dollarësh.
Menaxheri i ankandit, Richard Austin, u shpreh se rëndësia e këtij dorëshkrimi ishte shumë e madhe pasi konsiderohet si kënga që ndryshoi drejtimin e muzikës në historinë e pas viteve ’60 dhe është votuar si kënga më e mirë rock e të gjitha kohërave nga Rolling Stone.
Objekte të tjera që u nxorrën në ankand ishin dhe kostumi i preferuar i Elvis Presley-t i dizenjuar me një pallua shumëngjyrësh, që ai e përdorte gjatë performancave në Las Vegas, i cili u shit me një çmim prej $245,000 dollarësh.
Gjithashtu dhe një kitare e veçantë e Beatles e vitit 1964 e cila u shit për $305,00 dollarë, bashkë me objekte të tjera të cilat u sollën nga koleksionues dhe njerëz që kanë punuar në industrinë e muzikës.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO