KIEV - Ndërkohë që në Bruksel diplomatët e BE-së diskutonin mbi sanksionet që mund ti adresojnë Rusisë në lidhjet e supozuara të saja me separatistët filo-rus në Ukrainë, po nga Ukraina vjen një lajm bomb.

Dorëhiqet nga post i kryeministrit Arseniy Yatsenyuk në shenjë proteste ndaj largimit pak kohë më parë të dy partive qeveritare, “Svoboda” dhe “UDAR”nga koalicioni më i madh qeverisës në parlament. Në këtë gjëndje krize që ka përfshirë Ukrainën nga problemet e saj me separatistët filo-rus dhe pas skandalit ndërkombëtar të fluturimit MH 17, kryeministri ukrainas e ka cilësuar largimin e dy partive nga koalicioni si “bllokadë e qëllimshme e iniciativave të qeverisë” dhe me shumë mundësi çon vendin në zgjedhje te parakohshme.

Në rast se presidenti Ukrainas Poroshenko pranon dorheqjen e Yatsenyuk, ky i fundit do mbaj postin e tij për jo më shumë se 60 ditë, që sipas kushtetutës është afati i fundit për të krijuar nje kabinet të ri qeveritar.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)