Telashet s’kanë të sosur për Murinjon, zbulohet lidhja jashtë martese me bionden seksi, 14 vite më të re (FOTO)

Telashet s’kanë të sosur për Murinjon, zbulohet lidhja jashtë martese me bionden seksi, 14 vite më të re (FOTO)

Hoze Murinjo dhe fotoja me të dashurën e tij

Telashe për Hoze Murinjon. Pasi u shkarkua gjatë kësaj jave nga pankina e Mançester Junajtid, portugezi përballet sot me një tjetër lajm.

Tabloidi “The Sun”, ka publikuar sot detaje dhe foto nga një lidhje sekrete dashurie e Murinjos me një bionde 14 vite më të re se ai.

Ish-trajneri i Junajtid, mësohet se ka patur një lidhje me Pru Karter-Robinson, 41 vjeçe.

Ata kanë udhëtuar me njëri-tjetrin nëpër vende të ndryshme të botës, dhe duket se martesa e Murinjos me Matilde Farian nuk i ka penguar që të vazhdojnë romancën e tyre.

Hoze Murinjo dhe e dashura e tij më e re

Tabloidi shkruan se e dashura e Murinjos është një ish-punonjëse në kompaninë IBM, e pamartuar, dhe jeton në një shtëpi të madhe në Londër.

Murinjo ka qenë në dijeni të informacioneve që dispononte “The Sun” dhe kishte tentuar që këto foto të mos dilnin në media.

Ai është i martuar prej 30 vitesh dhe ka dy fëmijë, me bashkëshorten është njohur që kur ishin në moshë më të vogël.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Meta flet për tradhtarë brenda PL-së, Mehmetaj: S’jam dakord për këto terma

Meta flet për tradhtarë brenda PL-së, Mehmetaj: S’jam dakord për këto terma