Më në fund fijeve të telave që varen mbi kokat tona ‘do të zhduken”. Ministria e Inovacionit do të nisë së shpejti studimin e situatës, për të adresuar një zgjidhje përfundimtare për këtë problem. Deklarata është bërë nga titullarja e këtij dikasteri, Milena Harito, gjatë një aktiviteti të zhvilluar nga AKEP në kuadër të javës së Inovacionit.
Në javën e Inovacionit, ministrja që drejton dikasterin e zhvillimit teknologjik, Milena Harito, ka deklaruar se ka ardhur koha që të ndërhyhet ne sistemimin e pyjeve te fijeve të telave qe varen mbi kokat tona, në të gjithë qytetet e Shqipërisë. Deklarata është bërë gjatë një takimi të organizuar nga Autoriteti i Komunikimit Elektronik dhe Postar me temë “Broadband për një zhvillim të qëndrueshëm”.
“Komunikimet elektronike peshojnë sot gati 5% të GDP-së, tendencat e zhvillimet e tregut tregojnë qartësisht se edhe tregu ynë ndjek trendin e vendeve të zhvilluara dhe trendin global. Njëkohësisht kemi edhe sfidat që shkojnë në rritje të shpejtë . Kemi ato pyjet me fijet e varura nëpër qytetet,që është një çështje madhore që duhet trajtuar. Sigurisht nuk do të ketë një zgjidhje të shpejtë, por duhet të paktën t’i adresojmë dhe të shkojmë në rrugën e duhur. –tha Ministrja e Inovacionit Harito.
Kreu i AKEP, Piro Xhixho, ka shpjeguar se ndonëse përdorimi i internetit është rritur me ritme galopante sërish ka shumë për të bërë në këtë drejtim.
“Është era e Broadbandit dhe fibrave optike është koha e konvergjimit, këtu edhe ne kemi shumë për të bërë. AKEP ka ndërmarrë disa masa rregullatore që lidhen me kushtet teknike të fibrave optike. Por nuk po gjendet prej vitesh vullneti implementimit të tyre në rrugë të reja, trotuare apo godina banimi. Jemi akoma në rrjetet tip ‘merimangë’ ”- tha Xhixho.
Inovacioni dhe zhvillimi teknologjik është shpallur si një ndër prioritetet e qeverisë shqiptare, e cila ka nisur punën për vënin në jetë të disa projekteve ambicioze që do ti bëjnë të dhënat qeveritare lehtësisht të arritshme nga të gjithë qytetarët.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com