Janë bërë 8 ditë që nga shkarkimi i Jose Mourinho-s nga Manchester United, por nga mediat angleze vijojnë të dalin ende të pathëna rreth kësaj çështje. Së fundmi thuhet se për largimin e portugezit ka vendosur shumë një telefonatë e një futbollisti të Manchester United.
Sipas “The Mirror” pas disfatës me Liverpool, një futbollist që është mister emri, ka telefonuar drejtorin ekzekutiv të klubit Ed Woodword dhe i ka thënë: “Duhet të largohet”.
Ky i fundit më pas ka komunikuar në orët e vona të natës me familjen Glazer duke i bërë të qartë se ka ardhur koha për shkarkimin e Jose Mourinho-s. Me të marë konfirmimin, Woodward të nesërmen ka shkuar në Carrington, qendrën stërvitore të United, për t’i komunikuar vendimin trajnerit.
Në lidhje me futbollistin misterioz ende nuk ka një emër të saktë, por mediat angleze duke patur parasysh marrëdhëniet e Mourinhos me lojtarët pretendojnë se ka qenë njëri mes Pogba-s, Alexis Sanches dhe Marcos Rojo.