Telefonata prekëse e Andi Lilës me 
bashkëshorten direkt pas ndeshjes

Telefonata prekëse e Andi Lilës me <br />bashkëshorten direkt pas ndeshjes
Bashkëshortja e futbollistit Andi Lila, tregon momentet e para të komunikimit me të, fill pas humbjes së ndeshjes së kombëtares.

Ajo tregon telefonatën me Andin pas lojës, duke u shprehur se nuk mund ta fshihte dëshpërimin për humbjen.

“Me Andin fola pas humbjes për t’i dhënë pak moral, pasi ishte shumë i dëshpëruar për rezultatin e ndeshjes,” tha Ornela për “Summer Pages”, në GSH. 

Sipas saj, “Andi i ndjen shumë ndeshjet e Kombëtares, luan me zemër dhe me një motivim të jashtëzakonshëm. U preka shumë kur e pashë të përlotur dje, por ky është futbolli.” 

E pyetur për goditjen që i shoqi mori në fushë, ajo tha: “Kur e pashë pak minuta të shtrirë, u tremba shumë, por desh Zoti nuk ishte gjë serioze dhe kur u ngrit, mora frymë lirisht. Por shpresoj dhe besoj shumë për kualifikim. Jam e sigurtë që do të japin më të mirën për të fituar këtë ndeshje,” u shpreh Ornela.
andi lila
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar