Telekom Albania, 12 çifte fitojnë
udhëtime falas me Connected Europe

Telekom Albania, 12 çifte fitojnë<br />udhëtime falas me Connected Europe
Telekom Albania ka shpallur 12 fituesit e lojës “Connected Europe”, të cilët kanë mundësinë të udhëtojnë çift në një nga vendet evropiane të përzgjedhura nga vetë ata. Loja është zhvilluar gjatë datave 3 deri në 23 Korrik në faqen e Facebook të Telekom Albania dhe ishte e hapur për të gjithë publikun.

Secili nga fituesit ka përfituar udhëtimin vajtje-ardhje falas në destinacionin që ka përzgjedhur, fjetjen për dy net dhe vizitë në një nga atraksionet e qytetit. 

“Quhem Viktor Ndoj, vij nga Tirana.
Në cilin vend e ke fituar udhëtimin?
Në Zagreb të Krocais.

viktor ndoj

Unë quhem Nazmi Kurti nga Durrësi. Udhëtimin e kam fituar për në Londër, Angli.
Keni aplikuar ju apo djali?
Ka aplikuar djali në fakt. Ndihem shumë i lumtur, aplikova dhe do shkoj me babin në Angli.

nazmi kurti

Gjergji Dallënga.
Nga jeni?
Nga Berati.
Në cilin vend e ke fituar udhëtimin?
Në Gjermani.

gjergji dallenga

Si quheni?
Anila.
Nga vini?
Nga Rrogozhina.
Në cilin vend e keni fituar udhëtimin?
Në Austri.

anila

Fituesit po ashtu kanë bërë apel që të luajnë të gjithë pasi aplikimi në Facebook nuk është vetëm një lojë por mund të shpallen vërtet fitues.

Ashtu siç ishte lajmëruar, përzgjedhja e fituesve të lojës “Connected Europe” është bërë në mënyrë elektronike dhe ka qenë e rastësishme, bazuar në një algoritëm me përzgjedhje rastësore dhe pa ndërhyrje njerëzore. 

Telekom Albania, si pjesë e familjes së Deutshe Telekom do të vazhdojë të japë çmime të ndryshme për abonentët e tij si dhe publikun përmes lojërave të tilla.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron