Shkëmbimi i kufijve si politikë në Prishtinë dhe dorëzimi i mandateve të deputetit nga opozita, si politikë në Tiranë, ka qenë skemë për destabilizimin Shqipëri-Kosovë. Vetëm bufi nuk e kupton këtë.
Në Kosovë, Thaçi u tërhoq nga presioni i madh i opinionit publik shqiptar, kurse në Shqipëri, lëvizja Berisha po sfumohet, dhe shpejt do të mbetet e pafuqishme. Marrja e Mitrovicës nga Serbia dhe Rusia, dhe radikalizimi i jetës politike në Shqipëri, mendohej se do ta zhbënte si histori çështjen shqiptare duke sjellë në një krah, shqiptarë masivisht të shpërngulur, dhe, në krahun tjetër, shqiptarë të nënshtruar nga sllavët.
Nuk kishte fare gjasë që të fitonte kjo si skemë, por, semos ka bërë ndonjëherë skema të mençura politika ruse! Tani serborusëve duket se i ka vdekur çdo shpresë kundër Shqipërisë, se televizionet ruse po çirren për protestat e opozitës në Tiranë. Kurse brenda vendit, opozitën e ekstremizuar në marrëzi, nuk po e përkrahin shqiptarët.
Po politika e drejtimit të shtetit, si do të ecë?
Në Tiranë Edi Rama tani rrezikohet, sepse deri tani, në krahasim me Berishën, ai është mbajtur edhe ndërkombëtarisht si e keqja më e vogël. Tani që Berisha u vetëvar me të gjithë taborin e tij, Rama mbetet të jetë dhe është e keqja më e madhe. Domthënë që nuk ka më të ardhme. Por dje, aty, mbrapa kryeministrisë, disa romë ia kishin marrë këngës së tyre të famshme :
Vare veten me litare, o Dinó;
Ububu ç'i bërë vetes o!
Ta ketë dëgjuar vallë edhe Rama e Saliu këtë këngë?
Sondazhi i ditës:
Lista e PS për 14 Majin me 44 rikandidime e 17 emra të rinj, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
59.8%
-
Të gabuar
27.6%
-
Nuk e di
12.7%
Vota total: 1731
Lajme të tjera
-
Saliu në 3 mars nuk mori një, por dy goditje vdekjeprurëse
6 Mars, 18:05
-
Apeli i dha vulën Alibeajt, Ngjela: Berisha s'mund të regjistrohet në zgjedhje nën siglën e PD, KQZ të mos bëjë shkelje! Rama i mërzitur që po bie Saliu
5 Mars, 16:34
-
Hetimet e SPAK për zyrtarët e lartë, Ngjela: Ka lëvizje të reja pasi erdhi Dumani në krye! Koha tregoi se politikës amerikane po i del optika
24 Shkurt, 22:28
-
Ngjela për Report Tv: Nëse Berisha do ikte, PD do ringrihej për 2 muaj! Protesta e dobët, e shtyu revolucionin të hënën se s’kishte shumë mbështetës
11 Shkurt, 17:50
-
Çështja McGonigal, Ngjela: Ka thënë gjë SHBA për Ramën? Akuzat e opozitës, novela të dobëta
3 Shkurt, 11:46
-
Kim tha se zyrtarë që kanë frikë se futen në burg, Ngjela: Nuk flet kot! Korrupsioni në nivele të larta, ka prishur konkurrencën në treg
20 Janar, 14:44
-
Spartak Ngjela s’përmbahet para modeles së njohur: O krijim artistiko aktorial i një bukurie femërore që të inspiron
9 Janar, 09:38
-
Spartak Ngjela: Berisha - Vuçiç, Shqipëria dhe Bashkimi Evropian
4 Dhjetor 2022, 16:20
-
Saliut i hidhen prangat më 6 dhjetor, nëse guxon e bën ndonjë marrëzi
3 Dhjetor 2022, 12:09
-
Ngjarje tragjike e kampit të Tepelenës: Në ministri u dha alarmi, komandanti i burgut kishte futur në ‘Xhip’ vajzën bukuroshe dhe ishte nisur drejt kufirit
1 Dhjetor 2022, 10:30
-
6 dhjetori i Esad Pashë Toptanit dhe 6 dhjetori i Sali Berishës
30 Nëntor 2022, 22:05
-
Protesta e 6 dhjetorit/ Ngjela: Lëvizje esatiste, Berisha kundër Perëndimit! Baçi: 'Non-grata' personale, nëse ka problem me ligjin të futet në burg
30 Nëntor 2022, 14:06
Sa te jete Amerika o Zheleznov do te dridheh si qeni nga frika
PërgjigjuMe kto nendetese qe kam do ti shtie drithmen tere Europes dhe Amerikes
Përgjigju