Televizioni 'mbreti' i informimit në Shqipëri, 80% e shqiptarëve e ndjekin fushatën dhe politikën përmes TV, vetëm 11% në  rrjetet sociale

Edhe pse politikanët thonë se në kohët e teknologjisë së zhvilluar mënyra e komunikimit me votuesin ka ndryshuar, duhet thënë se shqiptarët vijojnë të jenë tradicionalë në marrjen e mesazhit politik. Ende ka një përqindje dërrmuese të shqiptarëve që informohen përmes televizionit, edhe pse mjetet e informimit publik sot janë të shumta.

80% e shqiptarëve të pyetur për sondazhin e fundit të bërë nga Instituti prestigjioz italian Piepoli në bashkëpunim me Report Tv kanë thënë se fushatën elektorale e kanë ndjekur në televizion. Pra, televizioni vijon të jetë bindshëm ndikues në Shqipëri në opinionin publik, pasi 4 në 5 shqiptarë e zgjidhin si mjetin kryesor të informimit. Vetëm 11% kanë thënë se e ndjekin politikën dhe informohen nga rrjetet sociale. Ndërkohë që përqindje shumë e ulët është edhe e atyre që thonë se e kanë ndjekur në mitingje apo takime, me vetëm 4%.

Ky rezultat në fakt i hedh poshtë edhe një herë të gjitha pretendimet se televizioni po ‘plaket’ dhe se është në vështirësi. Edhe pse teknologjia po njeh një zhvillim të çmendur, sërish besimi që mediat tradicionale dhe ‘main stream’ i japin publikut mbetet i pathyeshëm. Në fund të fundit qytetarët më shumë se sa aksesit të lehtë apo shpejtësisë së informacionit zgjedhin cilësinë dhe vërtetësinë e informacionit, të konfirmuar nga një marrëdhënie e gjatë besimi.

 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dhuratë e hidhur për Krishtlindje? Armando Broja mund të shkarkojë Guardiolën! Liverpool e Chelsea luajnë për 'Boxing Day'

Dhuratë e hidhur për Krishtlindje? Armando Broja mund të shkarkojë Guardiolën! Liverpool e Chelsea luajnë për 'Boxing Day'