Temperaturat e larta, zjarrfikësit e Vlorës në gatishmëri: Problem bllokimi i rrugëve, policia të na mbështesë
Qyteti i Vlorës dhe shërbimi i zjarrfikës në këtë qark ka marrë masat që ky sezon të kalojë pa dëme, përsa u përket situatës së zjarreve.
Temperaturat e larta dhe moti i thatë këto ditë Gushti ka vënë në gatishmëri të lartë repartin zjarrfikës në Vlorë. Nisur nga fakti që vitet e kaluar kanë pasur një situatë të zjarreve mjaft të përhapur, këtë vit sipas drejtorit të zjarrfikëseve në Vlorë, janë marrë masa dhe janë vendosur pika të reja, të cilat monitorojnë zjarrin në këtë qark.
Fatmir Numani është shprehur se shërbim 24 orësh është vënë në pikat që presupozohet që janë më rrisk më të madh, si Llogora dhe pylli i Sodës.
Drejtoria e Zjarrfikses ka kaluar në gatishmëri nga 1 korriku e në vazhdim, është gatishmëri me personel të garantuar. Gjithashtu për ti paraprirë çdo lloj të keqe, kemi nxjerrë dy makina stacioneve provizore, një në parkun Llogora, dhe një në pyllin e Sodës. Aktualisht në gatishmëri janë të pestë makinat dhe gjithë efektivi i zjarrfikëses.
Fatmir Numani, Drejtor i Zjarrfikseve Vlorë
Por më shqetësuese mbetet situata brenda qytetit, ku si pasojë e parkimit të makinave vend e pavend, bllokohen rrugët e për pasojë edhe vonesat në vatrën e zjarrit.
Problemi i vetëm që hasin forcat e zjarrfikëses në qytet, është vetëm bllokimi i rrugëve. Me gjithë bashkëpunimin që kemi me policinë prap e kemi të domosdoshme që policia të na mbështesë më mirë kur dëgjon sirenat e zjarrfikses. Kur zjarret janë masive një drejtori nuk mund të arrijë ta realizojë fikjen e saj, prandaj është dhe bashkëpunimi me forcat e tjera dhe institucionet e tjera.
Fatmir Numani, Drejtor i Zjarrfikseve Vlorë
Vitin e kaluar, por edhe vitet e tjera situata e zjarreve ka qenë mjaft problematike sa i përket ndërhyrjes në kohë, kjo për shkak edhe të amortizimit të makinerive që përdorin forcat zjarrfikëse në mbarë vendin. Përveç Tiranës, në pjesën tjetër të vendit makineritë zjarrfikse janë të viteve 80, ndoshta edhe më të vjetra.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.5%
-
Vendos filtra
16.5%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7717
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vlorë/ Policia arreston 27- vjeçarin, qëlloi me kallashnikovë në ajër
15 Qershor, 09:19
-
Aksidentoi me motor një të moshuar, arrestohet polici në Vlorë
10 Maj, 12:09
-
FNSH dhe RENEA aksion blic në Vlorë, disa të arrestuar
27 Mars, 19:26
-
Vlorë/ 64 vjeçari italian dhunon gruan dhe i dëmton syrin, ajo e denoncon në polici
18 Mars, 15:42
-
23-vjeçarja denoncon bashkëmoshatarin në Vlorë: Më përndjek dhe ka shpërndarë në rrjetet sociale materiale me përmbajtje të papërshtatshme
28 Janar, 12:28
-
Ekzekutimi me snajper i Gëzim Sinomatit në Vlorë, policia: 30 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacion për autorët
13 Janar, 22:39
-
Tentoi të godasë me shkelm një person, pezullohet nga detyra polici në Vlorë
2 Janar, 15:40
-
E detyruan të konsumonte drogë dhe më pas e përdhunuan, detajet e ngjarjes në Vlorë! 26-vjeçarja u gjet pa ndjenja në rrugë nga policia
23 Tetor 2023, 11:53
-
Droguan dhe më pas përdhunuan 26-vjeçaren! Arrestohen dy të rinj në Vlorë, shpallet në kërkim i treti
22 Tetor 2023, 14:59
-
Kultivuan kanabis në Lukovë, 2 të arrestuar, 2 në hetim dhe 1 në kërkim! VIDEO teksa kujdeseshin për lëndët narkotike
10 Shtator 2023, 11:22
-
Atentati në Vlorë/ Laertjad Kekaj u ekzekutua me 6 plumba në kokë e trup! U qëllua me kallashnikov e pistoletë me silenciator! 28 gëzhoja në vendngjarje
10 Shtator 2023, 07:00
-
Aksion ‘blic’ në Vlorë, Policia dhe Forcat Shqiponja kontrolle në rrugët kryesore, në fokus eksponentë të krimit të organizuar
1 Shtator 2023, 19:25