Pas 90 vjetësh ndryshon primati për temperaturën më të lartë të regjistruar ndonjëherë në Toke (që kur ekzistojnë matjet). Deri më tani temperatura më e lartë ishte regjistruar nga Ushtria Italiane në afërsi të bazës së tyre, në El Azizia, në Libi, më 13 shtator në vitin 1922, saktësisht 90 vjet më parë, ku pas matjeve temperatura shënonte 58 gradë celsius.
Pas një rishikimi të detajuar të të dhënave në dispozicion, Organizata Botërore e Metereologjisë (WMO), ka bërë të ditur se matja e temperaturës në El Azizia ishte e gabuar dhe duhej ndryshuar. Kështu që rekordi ndryshoi. Tashmë temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në Tokë, është 134 gradë Fahrenheit ose 56.7 gradë celsius, e matur në Greenland Ranch, në Luginën e Vdekjes në Kaliforni, një vend që ndodhet 54 metra nën nivelin e detit.
Një grup ekspertësh nga e gjithë bota, ka evidentuar pesë gabime të rëndësishme që janë bërë në El Azizia në atë kohë që i dha primatin si temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë. Matja libiane e asaj kohe ishte shtuar me 7 grade, sepse temperatura reale ishte 51 gradë celsius dhe jo 58 grade. Dhe kjo bëri të ndryshojë lista e rekordeve botërore metereologjike.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com