Temperaturat e larta po shkatërrojnë midhjet, Report TV në Liqenin e Butrintit, kultivuesi: Ka mungesë investimi

Temperaturat e larta kanë ulur nivelin e prodhimit të midhjes, e cila konsiderohet si "Mbretëresha e Butrintit". Valentina Bufi prej 25 vitesh merret me kultivimin e midhjes në Liqenin e Butrinit. Ajo thotë se ka rënë prodhimi i midhjes pasi nga temperaturat e larta ato hapen dhe dëmtohen.

Sipas saj mungesa e investimeve në pastrimin dhe thellimin e kanalit të ngritur për këtë qëllim i cili do të mundësonte furnizimin me ujë të ëmbël dhe të freskët nga lumi i Bistricës sjell që të rritet niveli i temperaturës në liqen, çka sjell dhe ngordhjen e midhjes.

"Shkak kryesor për midhjen është temperatura e lartë e ujit e cila ndikon në hapjen e midhjes, nga kjo vjen për shkak të temperaturës pasi nuk qarkullojnë ujërat në pjesën ku bashkohen me detin. Kanalet nuk thellohen kurrë dhe vjen një pakicë ujë kjo sjell që mos të qarkullohet uji në mënyrë që të ftohet duke e sjellë temperatura më lart se normalja për midhjen", tha Valentina Bufi, kultivuese e midhjes.

Ndërkohë Soraldo Nebo, krijues dhe menaxhues i ''Turi i Midhjes'' e cilëson midhjen si një produkt turistik për të cilën nuk po bëhet një punë e mjaftueshme dhe nuk menaxhohet siç duhet. Ai fton specialistët që të bëjnë analizat e duhura në Liqenin e Butrintit.

"Dua të bëj një trajtim nga ana e turizmit, midhja është një produkt që çdo vend në botë do të donte ta kishte por ne nuk e vlerësojmë dhe nuk dimë ta menaxhojmë. Të vijnë specialistë realë të bëjnë analiza të ujit dhe pse jo të investojnë në krijimin e një koorporate për grumbullimin e midhjeve", tha Soraldo Nebo, krijues dhe menaxhues i ''Turi i Midhjes''.

Në raportin e fundit të KLSH ngrihej alarmi se në qendrën e grumbullimit në Sarandë sasia e midhjeve të hedhura në treg nuk klasifikohet dhe certifikohet nga kjo qendër sipas kërkesave ligjore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja