Temperaturat nën 0, në Vlorë vijon pezullimi i lundrimit! Në aksin Kukës-Shishtavec kërkohet pajisja me zinxhirë për makinat! Rama: Kini kujdes

Temperaturat janë ulur nën zero në të gjithë vendin. Kudo në vendin tonë, asfaltet, rrugët edhe mjetet janë prekur nga ngrica. Andaj, për shkak të kësaj situate, kryeministri Rama ka udhëzuar qytetarët të jenë të kujdesshëm. Edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u bën thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm këtë javë kur temperaturat parashikohen të jenë nën zero. Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj u kërkon qytetarëve që për çdo emergjencë ose nëse shohin persona të pastrehë të telefonojnë në nr. 112.

Në Vlorë, lundrimi vijon të jetë i pezulluar për mjetet e vogla e anijet e peshkimit. I pezulluar lundrimi edhe për tragetin Vlorë- Brindisi ndërsa pritet përmirësim rreth mesditës ne det. Ndërkohe në Llogara nuk ka prezence dëbore. Por ngrica për shkak te temperaturave të ulta ndërsa kërkohet qe mjetet qe lëvizin në ketë aks te jene te pajisur me zinxhir dhe goma dimri pikërisht për shkak te ngricave ne rruge.

Në Pogradec, liqeni ka ofruar pamje spektakolare ku liqeni, mjetet e lokalet përreth janë ngrirë tërësisht si pasojë e uljes së temperaturave.
Edhe në Kukës, ka pasur problematika nga reshjet e dëborës dhe ngricat. Temperaturat atje arrijnë në -10 gradë ndërsa rruga që lidh këtë zonë me doganën e Shishtavecit, është bllokuar disa herë nga erërat e forta. Megjithatë autoritetet njoftojnë se rruga Kukës- Shishtavec dhe ajo e doganës është e hapur dhe qarkullimi kryhet pa probleme. Për drejtuesit e mjeteve që kalojnë në këtë aks rekomandohet përdorimi i gomave dimërore dhe pajisja me zinxhirë.

Ndërkohë, nga qarku i Durrësit, situata paraqitet më e qetë. Mbrëmë nga të dy anët e Adriatikut, pra nga Durrësi dhe Bari, tragetet u nisën për lundrim. Në orën 08.30 mbërrin trageti Rigel 7.Në orën 09.00 mbërrin AF.Marina. Ndërsa anijet e vogla dhe peshkarexhat edhe sot do të qëndrojnë në kalatë.Sonte në mbrëmje pritet të nisë qetësimi i motit. Era do të ulë shpejtësinë e për pasojë edhe forca e detit do të nisë të bjerë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:10
Temperaturat e ulëta, Rama: Kini kujdes përdorni goma dimri në zonat ku ka borë e ngrica

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për temperaturat e ulëta që kanë prekur vendin. Rama këshillon qytetarët të kenë kujdes.

“Vendi është përfshirë nga temperatura shumë të ulëta.

Kujdes! Përdorni goma dimri në zonat ku ka borë dhe ngrica, respektoni sigurinë rrugore dhe ulni shpejtësinë.”- thuhet në njoftim.

Ora 11:06
VIDEOLAJM/ Temperaturat nën zero prekin edhe Pogradecin, 'ngrin' furgoni! Pamje spektakolare në shëtitore e lokale

 Pogradeci është tërësisht i ngrirë për shkak të temeperaturave të ulëta që kanë prekur vendin. Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Report Tv, liqeni i Pogradecit, madje edhe mjetet janë tërësisht të ngrira.

Ora 10:44
Temperaturat -10 gradë, në aksin Kukës-Shishtavec rekomandohet përdorimi i gomave dimërore dhe pajisja me zinxhirë, rrugët e qarkullueshme

Temperaturat nën zero në Kukës kanë krijuar ngrica dhe probleme ditën e djeshme. Por, po vazhdon të punohet për kriposjen e rrugës në mënyrë që të shmangen aksidentet. Rrugët janë të qarkullueshme.

Ulja e ndjeshme e temperaturave  në 24 orët e fundit ka bërë që në pjesën malore të qarkut Kukës, në lartësinë mbi 800 metra, të ketë  reshje dëbore dhe ngrica të shoqëruara edhe me erë. Komisioni I Mbrojtjes Civile I Prefekturës Kukës, njofton se furnizimi me energji elektrike është normal në gjithë territorin e Qarkun Kukës, përveç Nj.Ad Ujmisht, Bushtricë dhe Grykë- Çajë, Bashkia Kukës, fshatrat  Kishaj dhe Pogaj të Nj.Ad  Gjinaj, fshatrat Cahan dhe Mujaj-Dajç të Nj.Ad Qendër Krumë, fshatrat Vlahen, Perollaj, Helshan dhe Kosturr të Nj.Ad Golaj Bashkia Has,Nj.Ad Lekbibaj, dhe fshatrat Zogaj, Kepenek, Kam të Nj.Ad Bytyq Bashkia Tropojë. Rrugët nacionale dhe bashkiake janë të qarkullueshme normalisht dhe nga subjektet kontraktore po punohet gjatë gjithë kohës për pastrimin, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të rrugëve që kanë kontratë. Për shkak të borës e ngricave probleme të konsiderueshme pati të dielën në zonën e Shishtavecit në Kukës. Temperaturat atje arrijnë në -10 gradë ndërsa rruga që lidh këtë zonë me doganën e Shishtavecit, është bollkuar disa herë nga erërat e forta.Megjithatë autoritetet njoftojnë se rruga Kukës- Shishtavec dhe ajo e doganës është e hapur dhe qarkullimi kryhet pa probleme.Për drejtuesit e mjeteve që kalojnë në këtë aks rekomenadiohet përdorimi i gomave dimërore dhe pajisja me zinxhirë.

Ora 08:55
Temperaturat nën zero, Veliaj: Për çdo emergjencë apo nëse shihni persona të pastrehë telefononi 112

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u bën thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm këtë javë kur temperaturat parashikohen të jenë nën zero. Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj u kërkon qytetarëve që për çdo emergjencë ose nëse shohin persona të pastrehë të telefonojnë në nr. 112.

Bashkia e Tiranës ka marrë të gjitha masat për strehimin e këtyre të fundit.

“Java që vjen parashikohet me temperatura të ulëta, nën zero. Ju lutem, tregoni kujdes! Për çdo emergjencë apo nëse shihni persona të pastrehë a në nevojë, telefononi 112 ose kontaktoni me Qendrat Sociale të Tiranës”, shkruan Veliaj.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 06/02/2023 12:46

    Po ca eshte kjo qe thuhet perdorni goma dimri ne zonat me ngrica. Ore vendosni ligj te detyrueshem qe nga mesi nentorit, deri ne fund te marsit gomat e dimri duhet te jene detyrim per ti vendosur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen