Ten Hag 'pushohet' nga Man. United, 'Djajtë e Kuq' zgjedhin Thomas Tuchel

Ten Hag 'pushohet' nga Man. United, 'Djajtë e Kuq' zgjedhin Thomas Tuchel

Thomas Tuchel

Verë e nxehtë për trajnerët në Evropë. Thomas Tuchel nuk ka pranuar të vijojë të drejtojë Bayern Munich, paçka ngulmimit të bavarezëve. Tanimë trajneri gjerman është në bisedime për t'u ulur në stolin e Manchester United, me "Djajtë e Kuq" që do shkarkojnë Erik ten Hag.

Bayern njoftoi në fillim të këtij viti se ish-trajneri i Chelseat do të largohej 12 muaj përpara se të skadonte kontrata, pas një sezoni të dobët që do të përfundojë këtë fundjavë pa një trofe.

“Jam pak i trishtuar sepse nuk më pëlqen të largohem nga ekipet dhe stafi. Këtu janë 60, 70 njerëz që shihni çdo ditë. Gjithashtu stjuardët në parkingun nëntokësor dhe djemtë në kuzhinë. Ka një lidhje që zhvillohet me kalimin e kohës. Ju punoni ngushtë së bashku për orë të tëra çdo ditë. Është gjithmonë e vështirë”, tha Tuchel në konferencën e fundit me Bayern Munich, ku konfirmoi largimin.

Sipas Bild, agjentët e Tuchel kanë nisur bisedimet me United për një kalim në 'Old Trafford'.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania