Drejtuesit e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike kanë zgjedhur ti japin 727 milion lek (te vjetra) një kompanie private,e cila do kryejë trajnimin e stafit të OSHEE brenda një afati 120 ditor. Kompania që është shpallur fituese nga procedura e OSHEE, është “ABKONS” dhe administrohet nga shtetasit Besnik Leskaj, Redjan Basha dhe Arta Gurabardhi. Ndërkohë Besnik Leskaj deklaron per Shqiptarja.com se ABKONS qe ishte i vetmi garues,u terhoq pas shpalljes se rezultatit dhe me pas tenderi është anulluar.

(Ja njoftimi per anullimin e tenderit)
Pikërisht punonjësit e kësaj kompanie do trajnojnë 4846 punonjësit e OSHEE, pasi sipas procedurës tenderuese këta të fundit duhet të dinë të përballojnë dhe stresin në punë, të sillen këndshëm me qytetarët, të dinë të menaxhojnë kohën dhe të kenë aftësi të larta në lidership. Pjesë e trajnimit do jenë të gjithë punonjësit duke filluar nga menaxhuesit e lartë, e deri tek faturistët dhe elektricistët e thjeshtë në të gjithë Shqipërinë.
Trajnimi për stresin
Në një kohë kur “CEZ Shpërndarja” me emrin e ndryshuar (OSHEE) është vënë në qendër të kritikave, drejtuesit e kësaj kompanie kanë mbyllur procedurat tenderuese për trajnimit e punonjësve,ku një ndër etapat trajnimit do të jetë dhe “Menaxhimi i Stresit”. Tenderi kap një vlerë prej 727 milion lek të vjetra, shumë kjo që do shkojë për llogari të kompanisë “ABKONS” që do trajnojë stafin e OSHEE, me qëllim menaxhimin e stresit, lodhjes në punë, dhe aftësive menaxhuese.
Sipas dokumenteve tenderuese trajnimi do kryhet brenda 120 ditëve dhe se objekti kryesor i tij është në:”…Trajnimet specifike me fokus kryesor në forcimin e aftësive për menaxhime projektesh, aftësi drejtuese, ndërtim të skuadrave të ndryshme të punës, menaxhimin e burimeve njerëzore, njohuri mbi strategjitë e burimeve njerëzore, zgjidhje problemesh apo menaxhim konfliktesh, aftësi në negocim, menaxhim stresi, shërbim ndaj klienti, komunikimi efektiv, siguria në vendin e punës, kodet elektrike dhe standardet e sigurisë në punë, përdorimi i drejtë i mjeteve dhe veshjeve të punës, analizimi dhe planifikimi i sistemit energjetik, lidership dhe supervizim, teknologjitë e reja dhe tendencat ndërkombëtare në nënstacion, zgjidhja e problemeve dhe komunikimi i duhur me konsumatorët, menaxhimi i duhur i kohës, cilësia e shërbimit ndaj klientëve, ndihma e shpejtë, mbrojtja nga rreziku i rënies së zjarrit.
Arti i produktivitetit
Menaxhimi i stresit është një trajnim i hapur për pjesëmarrje për të gjithë dhe pa paracaktime për profesionin apo statusin profesional. Ky trajnim ka si qëllim të ndihmojë dhe të aftësoj më tej për të zotëruar artin e produktivitetit. Trajnimi përmban disa tema që ndikojnë në aftësitë personale si: menaxhimi i kohës, aftësitë njerëzore, ushtrime, motivimi, teknikat e influencimit, mentaliteti, këmbëngulja, etj. Theksi kryesor i këtij trajnimi është të ndryshojë mentalitetin e një personi të stresuar ose që puna e tij zhvillohet nën presion i cili është një faktor shumë i rëndësishëm në suksesin dhe entuziasmin në punë dhe jetë. Trajnimi ka për qëllim edhe të informojë pjesëmarrësit si të reagojnë në situata rreziku, në rast të rënies së zjarrit në ambientin e punës, si dhe të jenë të aftë të përdorin mjetet kundra zjarrit.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com