Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, i është përgjigjur kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, lidhur me grupet kriminale që veprojnë në qytetin bregdetar.
Referuar deklaratës së ministrit Fatmir Xhafaj, i cili tha se në Durrës janë 3 banda të vjetra kriminale, Kryemadhi deklaroi një ditë më parë se janë 5 grupe në Durrës, të cilave ju janë dhënë 32 milionë euro tenderime nga Bashkia e Durrësit.
Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar kryebashkiaku Dako, i cili shkruan në ‘Facebook’ se Bashkia e Durrësit ka dhënë 9 milionë euro tendera për një periudhë 18 mujore dhe jo sa pretendon Kryemadhi. Duke publikuar tenderët e dhënë, Dako i bën thirrje Kryemadhit të gjejë se kush janë kriminelët në këtë listë të fituesve të këtyre tenderëve.
“Duke marrë shkas nga deklarata e kryetares së LSI-së znj. Monika Kryemadhi, e cila përmendi Bashkinë Durrës, në respekt të opinionit publik dhe në kuadër të transparencës së plotë, dua të bëj sqarimin që vijon:
Znj. Kryemadhi pretendon që Bashkia e Durrësit ka dhënë 32 milionë euro tendera vetëm për këtë vit, por e vërteta është se Bashkia e Durrësit ka dhënë 9 milionë euro tendera për një periudhë 18 mujore.
Ndërsa për pretendimin e znj. Kryemadhi se këto tendera i kanë fituar 5 kriminelë, unë i bëj thirrje znj. Kryemadhi dhe gjithkujt tjetër që të gjejnë kush janë kriminelët në këtë listë të fituesve të këtyre tenderave. Bashkia e Durrësit nga 1 Janar 2017 deri në Prill 2018 ka dhënë këto tendera”
Vangjush Dako, kryebashkiak i Durrësit
Tenderat e Bashkisë Durrës, publikuar nga Vangjush Dako (Klikoni për të parë dokumentet)
“Shkoni në Bashkinë e Durrësit dhe do të shikoni se si vetëm për këtë vit, 32 milionë euro tenderime i janë dhënë 5 grupeve kriminale në Durrës. Z.Xhafa dje denoncoi tre, por nuk janë tre, janë shtatë dhe janë më shumë”
Monika Kryemadhi, kryetare e LSI
Zonja KOKEMADHI mencurine e ka sa te DY bibave.Mos ja vini re.I flet goja jo mendj.
PërgjigjuO Gjushi. Po leri ato letrat po ti è di mire qe te gjithe tenderàt Ja ke dhene Lentit dhe Lul Berishes dhe ato ja kan dhene kujt kan dashur. Ti i Gjushi je vetem nje legen.
PërgjigjuMoniken e sfidoj. Po nuk vura ne sherbim gjithe arsenalin tim "luftarak" nuk dua tender fare. E bej pa tender pa perqinje.. me qejf.
PërgjigjuO Vangjush A ka mundesi kesaj Plere te pa ngopur ne k. r dhe k..... e ti japesh keto te dyja qe ta mbylli gojen se ka ngel pa gjo tani ngaqe Kokainsit shoket e Mones po kapen nga Policia si pershembell Arber Kulici ( cekaj ) Ndihmoje pak se e ka nje hall Mona qe meret me ty Se nuk ka buke me henger 3 vakdhe vete buke e djadhe ha Familja e Likes dhe eMones Te lutem ndihmoje
PërgjigjuO m9nika b**a po nuk zë mënd që ti je njeriu më i urryer i kombit Shqiptar a i bën vetes sontazh ti mor idjote . Që populli ka një urejtje të pa par për ty dhe burin tënd hajdut. Ti do ta shofësh shum shpejt se ku do përfundosh moj mjerane se haku i popullit vonon por kur s'haron .
PërgjigjuGjush perderisa flet serbes dukesh qe je i paster , prandaj me akuzen qe beri Mona e LSI , mos u mjafto me deklarata se fhalet i nerr era , por bej padi penale , se halja nuk pastrohet pa e dizinfektuar . Iku koha e llafeve prandaj Gjush vepro dipas ligjit , ne rast te kundert je fajtor
Përgjigju