Tendera të minutës së fundit: Voltana Ademi bën 'kërdinë' para se të lërë mandatin

Tendera të minutës së fundit: Voltana Ademi bën 'kërdinë' para se të lërë mandatin

Voltana Ademi

Nga 1 qershori ka hyrë në fuqi vendimi i Këshillit të Ministrave i marrë më datë 10 maj për pezullimin e përkohshëm të të gjitha procedurave të prokurimit nga ana e njësive të qeverisjes vendore dhe autoriteteve kontraktore në varësi të tyre.

Vendimi në fjalë përcakton se do të qëndrojë në fuqi deri më 30 qershor, por në deklaratën e Qeverisë pas VKM-së thuhet se ai do të qëndrojë në fuqi deri në marrjen e detyrës nga ana e kryebashkiakëve të rinj, apo rikonfirmimit në detyrë të kryebashkiakëve ekzistues.

Qeveria tha se një vendim i tillë merret për të eliminuar çdo mundësi, apo alibi të keqpërdorimit të pushtetit dhe të parave të taksapaguesve në muajt e fundit të detyrës për kryebashkiakët në ikje. Nga ky rregull përjashtohen prokurimet me vlerë të vogël dhe procedurat që kanë si objekt produktet ushqimore, që të dyja të lidhura me shpenzimet e funksionimit të njësive të qeverisjes vendore.

Të vëna në dijeni të hyrjes në fuqi të kësaj VKM-je, një pjesë e bashkive kanë nxitur për t’i paraprirë duke hapur një numër rekord tenderash brenda datës 31 maj.

Rekordin e mban Bashkia e Shkodrës, me 69 tendera të shpallur në dhjetë ditët e fundit të muajit maj, 46 prej të cilëve nga data 29 deri më 31 maj. Pjesa dërrmuese e tenderave kanë si objekt mbikëqyrje punimesh në përmirësimin e infrastrukturës rrugore të Bashkisë, vlera e të cilava në total shkon në disa qindra milionë lekë.

Bashkia e Tiranës pason në vendin e dytë për nga numri i tenderave të dhënë. 33 është numri total i tyre përgjatë dhjetë ditëve të fundit të muajit maj. Edhe në bashkinë e kryeqytetit, pjesa më e madhe e tenderave të dhënë ka si objekt mbikëqyrjen e punimeve në infrastrukturën arsimore, atë rrugore dhe rehabilituese të blloqeve të pallateve.

Bashkia e Durrësit ka dhënë 19 tendera në 10 ditët e fundit të majit, ndërsa Bashkia e Elbasanit renditet e katërta me 16 tendera të dhënë nga data 21 deri më 31 maj. Objekti i tenderave në këtë bashki është kryesisht në infrastrukturë.

Bashkia e Fierit ka hapur gjashtë tendera në dhjetë ditët e fundit të majit, ndërkohë që Bashkia e Beratit, ajo e Vlorës dhe e Korçës kanë patur një aktivititet minimal sa u takon procedurave të prokurimit.

Tendera të minutës së fundit janë dhënë edhe nga bashkitë më të vogla, si ajo e Devollit, Mallakastrës, apo Bashkia e Belshit. TEMA

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TEVEQEL REXHEP LEKA: 04/06/2019 10:56

    O voltana të keqen nana mush xhepat e mos shiko po vazhdo Shkodrën shkatro. Ti ske faj Shkodra votën kollaj ta dha. E ti tamam veprove Shkodrën e shkatrove. Pse çfar menduan Shkodranët voltana që të tana i ban xhepat e saj më fort i don o Shkodra prej karton që voltana vazhdon e këndon.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë