Ministria e Mbrojtjes ka reaguar ndaj akuzave për shpalljen e kompanisë fituese në tenderin për monitorimin e hapësirës detare. Zv.ministri, Petro Koçi u shpreh në një dalje për mediat se, PD po ngre akuza mbi një raport politik të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
“Procedura ka qenë e hapur, konform kuadrit ligjit. Në garë kanë marrë pjesë 17 kompani. PD duhet të jetë e kujdesshme në faktet që zbulon. Të dyja kompanitë kanë kontratë. Të dyja kompanitë janë të licensuara. Fakti se e njëjta kompani mirëmban rrjetin përbën avantazh. Do kishim dashur që përfaqësues të PD të dilnin dhe të thonin për sigurinë detare kur nuk punuan. Lënia pa 2012-2013 i shërbeu lehtësimit të trafiqeve në rrugë detare", u shpreh zv.ministri.
Koçi shtoi se fituese e tenderit u shpall kompania që paraqiti ofertën më të ulët, ndërsa foli dhe të raportin e auditit të Kontrollit të Lartë të Shtetit duke thënë se është qëndrim politik. “Abuzimi i skajshëm i kryetarit të KLSH duke mbështetur partinë e tij, nuk mund të bjerë ndesh me këtë qeveri dhe në shërbim të institucioneve", tha ai.
Deklarata e plotë:
Partia Demokratike ka tre ditë që hedh akuza të pabaza ndaj Ministrisë së Mbrojtjes nisur nga raporti politik i Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Sot opozita konsideroi shkelje, blerjen e makinave të blinduara për Policinë Ushtarake. Sqarojmë opinionin se: VKM e tetorit 2008 për prokurimet ushtarake, përcakton qartë procedurat e blerjes dhe prokurimeve nga Ministria e Mbrojtjes të mallrave të përjashtuara nga ligji i prokurimit publik.
Bazuar në VKM, përcaktimi i vlerës së projektit bëhet vetëm nga grupi i punës me ekspertë të fushës dhe pas miratimit nga bordi i modernizimit, alternativa që plotëson kushtet teknike më mirë, kthehet në projekt të zbatueshëm.
Kjo alternativë e konstatuar nga grupi i punës është përzgjedhur si alternativa më e mirë dhe i është dërguar kompanive të listuara nga NATO për çmim dhe disponibilitet.
Vlen të theksohet se oferta e përzgjedhur si fituese është 530.000 euro më e ulët se oferta fillestare e dhënë nga kompania që vjen nga një vend aleat NATO, kjo falë negociatave të zhvilluara në Ministrinë e Mbrojtjes.
Dy; tenderi për rikonstruksionin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Procedura e zhvilluar ka qenë e hapur për të gjithë operatorët e interesuar, konform kuadrit ligjor në fuqi. Në këtë garë kanë marrë pjesë 17 firma, ndërsa fituesi nuk është një shoqëri ashtu siç pretendohet nga Partia Demokratike por bashkimin i dy operatorëve ekonomikë.
Të dyja këto shoqëri kanë si objekt të veprimtarisë së tyre tregtare ndërtimin dhe rikonstruksionet e objekteve të ndryshme, lehtësisht e verifikueshme në QKR. Ndodh që një kompani ka licencë edhe për pastrim ndërkohë që ka licencë për të ndërtuar edhe hidrocentrale.
Të dyja shoqëritë kanë licencë për të gjitha kategoritë e kërkuara në zbatimin e kontratës.
Tre: ripërsërisim se në tenderin për blerje, furnizim, instalim dhe vënie në punë të Sistemit të Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës Detare, ndryshe sa pretendohet nga PD, kompania e përzgjedhur është përfaqësuesi zyrtar i kompanisë “GEM Elektronika”, prodhues i radarëve ekzistues. E njëjta kompani, është marrë me mirëmbajtjen dhe riparimin e pajisjeve përgjatë periudhës 2010 - 2011. Ajo është certifikuar nga Drejtoria e Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar që në vitin 2010, kohë në të cilën ofronte riparimin e radarëve pranë Forcave të Armatosura. Fakti që e njëjta kompani me eksperiencë vazhdon të mirëmbajë rrjetin përbën një avantazh, i cili nuk u shfrytëzua në vitet kur qeveriste Partia Demokratike dhe si pasojë i gjithë vëzhgimi i hapësirës detare u la në errësirë të plotë për të lehtësuar trafiqet e paligjshme.
Do kishim dashur që përfaqësuesit e PD të dilnin e të thonin çfarë ndodhi me hapësirën detare dhe sigurinë kombëtare gjatë dy viteve që radarët nuk punuan.
Së fundmi dy fjalë për Kontrollin e Lartë të Shtetit.
Kemi të dhëna të presionit të ushtruar mbi kontrollorët e KLSH të kërcënuar me pushim nga puna nëse do raportonin se veprimtaria e ministrisë ishte e “bardhë” ashtu siç ata raportuan fillimisht.
Fatkeqësisht KLSH është kthyer në vegël e industrisë së shpifjes nën drejtimin e Bujar Leskajt, deputet i PD që mesa duket po i shërben me zell partisë së tij për t’u rishfaqur si deputet në zgjedhjet e ardhshme! Nëse ka një sjellje barbarisht antiligjore sot në një institucion, kjo është sjellja e KLSH.
Ka ardhur koha që shqiptarët ta mësojnë këtë të vërtetë të thjeshtë sepse abuzimi i skajshëm i kryetarit të KLSH me detyrën për t’i shërbyer partisë së tij, nuk mund të bjerë ndesh me respektimin që kjo qeveri i bën ligjeve dhe institucioneve.
/Shqiptarja.com

VIDEO