AUSTRALI - Elena Rybakina ka mposhtur Aryna Sabalenka 2-1 me sete (6-4, 4-6, 6-4) për të fituar titullin e saj të parë në 'Australian Open', në kategorinë e tenisit për vajza.

E renditur në vendin e 5-të në botë, kazakja bëri një nisje të fortë duke fituar setin e parë 6-4. Por Sabalenka (vendi 1 në botë dhe fituesja e vitit 2025) fitoi setin e dytë për të barazuar rezultatin dhe shpejt siguroi epërsinë 3-0 në setin vendimtar.

Por Rybakina fitoi pesë duele radhazi për të rimarrë kontrollin dhe e shërbeu topin për titullin e saj të dytë Grand Slam (pas Wimbledon), duke u hakmarrë për humbjen nga Sabalenka në këtë finale, por tre vite më parë.

Nesër në orën 09:30 të mëngjesit me kohën shqiptare do zhvillohet finalja e meshkujve në tenis, aty ku Carlos Alcaraz do përballet me Novak Djokovic.