ANGLI - Turneu i shumëpritur e tenisit në Wimbledon ka nisur me rradhë të mëdha të tifozëve në hyrje të qendrës ku do të zhvillohet kampionati i tenisit për vitin 2014-të.

Përgatitja e fundit ishte ujitja e luleve dhe më pas porta u hap për të gjithë admiruesit e tenisit të cilët në ditën e parë të hapjes janë të shumtë. Për shkak se ky kampionat luhet në fushë me bar, si në pak fusha të tjera, ajo tërheq gjithnjë shumë njerëz.

Fansat britanikë ishin të veshur me veshje të cilat mbanin figura të flamurit dhe lojtarëve të tyre të preferuar dhe ndërsa prisnin në rradhë tregonin të entuziasmuar për nisjen e eventit.

Pavarsisht rradhëve të mëdha për blerjen e biletave dhe hyrjen brenda Wimbledonit hapja e proçedurave të kampionati u bë nga Andy Murray i britanisë kundër belgut David Goffin në settin e parë, ndërsa më tej janë përballur Novak Djokovic i Serbisë dhe Audrey Golubev i Kazakistanit.

Ndërsa në grupin e femrave, për shkak se kampionia e vitit të kaluar Marion Bartoli është tërhequr, në hapje janë ndeshur polakja Agnieszka Radëanska me rumunen Andreea Mitu.

Gjatë kohës së pritjes në rradhë dy fanse nga Sllovenia u shprehen se mezi prisnin të takonin amerikanin kampion John McEnroe, të cilin kishin 30 vite që e adhuronin.

 
Redaksia Online
(Suada Bajraktari/a.h/shqiptarja.com)