N.2 boteror i tenisit per meshkuj, spanjolli Rafael Nadal, i cili ka vuajtur ditet e fundit nga nje inflamacion, do te marre pjese ne turneun e Shangait, deklaroi a te marten.

Pas dhembjeve qe pati te dielen ne stomak, Rafael Nadal eshte diagnostikuar me probleme ne apandesit ne nje spital kinez. Atij i dhane antibiotike per te qetesuar dhimbjet e per te evituar nje operacion te mundshem.

"Une ndodhem ne Shangai per te marre pjese ne turne. Nëse une nuk aktivizohem, do ta kem te veshtire qe te luaj perseri", theksoi tenisti 28-vjeçar, duke shtuar se "gjithçka eshte nen kontroll".

Nadal, i eliminuar ne çerekfnalet e turneut te Pekinit te premten, i rikthyer ne kompeticon pas 3 muaj mungese per aresye demtimi, eshte stervitur per 45 minuta te marten ne pergatitje per ndeshjen e te merkures ne mbremje, ku do te kete perballe nje spanjoll tjeter, Feliciano Lopez. 

ATSH