Në 2016-ën Rama nuk zgjodhi emrin e tij, tenori i njohur Josif Gjipali sërish përballë Zana Çelës në garën për drejtor të 'Operas'

Në 2016-ën Rama nuk zgjodhi emrin e tij, tenori i njohur Josif Gjipali sërish përballë Zana Çelës në garën për drejtor të 'Operas'

Josif Gjipali dhe Zana Çela

Josif Gjipali dhe Zana Çela janë sërish në garë për postin e drejtorit të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit dhe Ansamblit të Këngëve e Valleve Popullore. Ndonëse Ministria e Kulturës nuk ka publikuar ende listën e kandidatëve të deritanishëm, në pritje të aplikimeve të tjera deri në 6 maj, pas drejtores aktuale të TKOB, edhe Gjipali ka konfirmuar për “Report tv” kandidaturën e tij.

Kujtojmë se tenori i njohur dhe Çela kanë qenë finalistë të garës për Drejtor të Përgjithshëm të “Operas” edhe në 2016-ën pas largimit të Ilir Kernit, por në atë kohë zgjedhja e kryeministrit Rama, ishte pikërisht drejtorja e tanishme, prej afro 6 vitesh në detyrë.

Josif Gjipali ka një karrierë të pasur dhe ka interpretuar në skenat më prestigjioze të Evropës. 

6 vite më parë ai premtoi një reformë të thellë për teatrin, dhe të krijonte një perspektivë të re për artistët dhe institucionin, por garën e fitoi Çela.

SI.E./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje