ELBASAN- Tre të paraburgosur në burgun e Peqinit nuk kanë zbatuar rregulloren e orarit të përcaktuar për tu futur në qeli.
Ata kanë refuzuar të futen brenda ambienteve të burgut çka ka shkaktuar veçimin e tyre për izolim. Ata nuk i janë bindur gardianëve të cilët ndërhynë për ti qetësuar dhe i kanë goditur.
Bëhet fjalë për Kastriot Likja, Arlind Daja dhe Kreshnik Ibraliun.
Ata u arrestuan ditën e sotme në flagrancë rebelim të dënuarve, Kundërshtimi i punonjësit të policisë
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.