
Edhe gjatë ditës së sotme ka vijuar debati për propozimin francez në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Kur mori fjalën deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, nisën të bërtisnin deputetët e shumicës duke thënë “pasaportën, pasaportën”.
Kjo për shkak pretendimeve se deputeti Milloshoski përpos pasaportës të Maqedonisë së Veriut, posedon edhe pasaportën bullgare, ndërsa një gjë të tillë e kishte zbuluar kohë më parë, kryetari i partisë VMRO Bullgare, Krasimir Karakaçanov.
Lajmi kryesor:
Propozimi francez, mbyllet pa vendim seanca në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut! Mblidhet sërish nesër në orën 11:00










