Tension në prezantimin e projektit të Lungomares, banorët njoftohen me vonesë (VIDEO)

Në ambientet e Fondit Shqiptar të Zhvillimit në Vlorë u zhvillua takimi për prezantimin e vazhdimit të projektit të Lungomares nga zona e Tynelit në Ujë të Ftohtë në drejtim të Rradhimës.

Takimi ka nisur mes polemikave, pasi banorët e zonës janë njoftuar 15 minuta me vonesë për nisjen e prezantimit të projektit.

Ndërkohë që projekti prezantohej, banorët prisnin poshtë ndërtesës pa e ditur, duke nxitur irritimin e tyre.

Kemi tre muaj që bëjmë kërkesa me shkrim dhe nuk na lajmëroni”, është shprehur njëri nga banorët.

Mbledhja për shumë minuta ka vazhduar mes tensioneve midis banorëve, përfaqësuesve të bashkisë së Vlorës si dhe përfaqësuesve të fondit shqiptar të zhvillimit.

Armando Cakrani, përfaqësuesi ligjor i banorëve të cilët preken nga projekti i Lungomares, ka thënë se është absurde të prezantosh projektin e zhvillimit të zonës ndërkohë që mungojnë banorët.

Sipas  avokatit Cakrani zgjidhja që banorët kërkojnë është të bëhen dëgjesa publike në zonën e tyre, të merren mendimet e banorëve dhe më pas të hartohet një projekt që nuk skualifikon pa të drejtë pronën e tyre.

“Mbledhja për prezantimin e projektit për realizimin e fazës së dytë të Lungomares nga zona e tynelit deri në Rradhimë nuk arriti të përfundojë,  pasi banorët kundërshtuan zhvillimin e saj, po prezantohet një projekt fiktiv pa marrë parasysh mendimin dhe ankesat e banorëve. Ne po prisnim poshtë shkallëve dhe kur hymë shikojmë që kishte filluar", është shprehur Cakrani.

Mbledhja për prezantimin e projektit nuk arriti të përfundojë, pas situatës tensionuese me banorët.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjorm: 10/01/2020 17:44

    Vlonjate efgjite nuk behene njeres. Nuk jetohete në Vlore nga keta

    Përgjigju
  • Vlora Vlora: 10/01/2020 17:42

    Jepi Edi beja forra larg nga bregu i detit gjithfare horra

    Përgjigju
  • Bajamja: 10/01/2020 16:33

    LUNGOMARJA SI NJE SHETITORE E MADHE DUHET TE FILLOJE NE VLORE E TE MBAROJE NE SARANDE ,,DUKE MOS LENE ASNJE NDERTIM NE 100 M DISTANCE NGA BREGU,,BEHUNI EUROPIAN ,JO QENER....vetem keshtu do rritet numri i turisteve,,dhe me to fitimet,,bejini llogarite debila...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    6 Dhjetor, 08:38

    A jeni dakord të falen gjobat për ndërtimet pa leje në fshat e 'Covid19'?



×

Lajmi i fundit

Ish-presidenti Topi në 'Studio Live': SPAK institucioni më i besueshëm! Dy partitë kanë sjellë dëshpërim! Berisha? Ka 34 vite që përmendet emri i tij, egoizëm patologjik

Ish-presidenti Topi në 'Studio Live': SPAK institucioni më i besueshëm! Dy partitë kanë sjellë dëshpërim! Berisha? Ka 34 vite që përmendet emri i tij, egoizëm patologjik