Tensione, naftë, sanksione, përse Ngushtica e Hormuzit është kaq e rëndësishme?

Tensione, naftë, sanksione, përse Ngushtica e Hormuzit është kaq e rëndësishme?

"Një mision i mundshëm i huaj detar në Ngushticën e Hormuzit, ashtu si ai i propozuar nga Britania e Madhe pas konfiskimit nga ana e Pasdaranit të anijes cisternë Stena impero", do të kishte pasoja të paparashikueshme dhe mund të çonte në konfrontime të rrezikshme me Iranin"- tha Gjenerali i Brigadës Hossein Dehghan, këshilltar i mbrojtjes i udhëheqësit suprem Ali Khamenei.

Po pse këtë javë, kjo zonë lundrimi që ndan gadishullin arab nga brigjet e Iranit, u kthye në çështje ndërkombëtare?

Pse është kaq strategjike?

Ngushtica e Hormuzit, e cila lidh Gjirin Persik me atë të Omanit, është vetëm 33 km e gjerë në pikën më të ngushtë kurse korsia e lundrimit, është vetëm 3 km e gjerë në të dy drejtimet.

Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite janë përpjekur gjithmonë të gjejnë rrugët e tjera për ta anashkaluar atë. 

Prej këtu kalon një e pesta e naftës në botë. 

Në vitin 2018 ketu kalonin rreth 21 milionë fuçi naftë në ditë (naftë, produkte nafte).

Arabia Saudite, Irani, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajti dhe Iraku, të gjithë anëtarë të OPEC-ut, eksportojnë pjesën më të madhe të lëndës së parë nga kjo ngushticë. 

Katari, i cili është eksportuesi më i madh në botë i gazit natyral të lëngshëm (Lng), i kalon gjithë kapacitetet e tij nga këtu.

Pas imponimit të sanksioneve amerikane, vendet e Gjirit Persik u lejuan të shesin naftë në tetë vende: Kinë, Greqi, Indi, Itali, Japoni, Korea e Jugut, Tajvan dhe Turqi. 

Pastaj, Irani kërcënoi se do të ndalonte tregtinë botërore të naftës nga ngushtica e Hormuzit nëse Shtetet e Bashkuara do të vazhdonin të mbytnin ekonominë lokale.

Flota e pestë amerikane është e vendosur në Bahrein dhe ka për detyrë të mbrojë transportuesit komercialë që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit.

Disa incidente serioze të së kaluarës.

1980-1988 - Gjatë luftës Iran-Irak, të dy palët përpiqen të ndërpresin eksportet e tyre reciproke të naftës gjatë të ashtuquajturës Lufta e Tankerëve.

Korrik 1988 - Ushtria amerikane gjuan një avion iranian duke vrarë 290 pasagjerë në bord. Uashingtoni e konsideroi atë një aksident.

Viti 2008 - Shtetet e Bashkuara akuzojnë Iranin për kërcënimin e tre anijeve të Marinës së SHBA në Ngushticën e Hormuzit.

Korrik 2010 - Anija cisterne japanese M Star u sulmua në ngushticë nga një grup i quajtur Brigadat Abdullah Azzam lidhur me al Kaedën.

Janar 2012 - Irani kërcënon të bllokojë ngushticën në hakmarrje për sanksionet amerikane dhe evropiane për të frenuar programin bërthamor të Teheranit.

Korrik 2018 - Presidenti Hassan Rouhani tha që Irani mund të rrezikojë tregtinë globale të naftës që kalon nëpërmjet Ngushticës

Maj 2019 - Katër anije, nga të cilat dy anije cisternë të naftës Saudite, janë sulmuar në Gji  jashtë ngushticës. Zyrtarët amerikanë fajësojnë Iranin, Teherani mohon çdo akuzë.

Qershor 2019 - Dy tankera janë sulmuar në jug të Ngushticës.

Qershor 2019 - Irani pretendon se ka qëlluar një avion amerikan.

Korrik 2019 - USS Boxer shkatërron një avion dron iranian në zonë duke deklaruar se kërcënonte sigurinë e anijeve të marinës amerikane. Irani mohon se ka humbur ndonjëherë ndonjë dronë.

Korrik 2019 - Irani sekuestron anijen britanike Stena Empire në Ngushticën e Hormuzit.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë