Kuvendi Kombëtar i protestës zhvilloi këtë të shtunë ditën e parë të punimeve, e cila u shoqërua edhe me disa momente tensionesh dhe përplasjesh në sallë.

Ish-deputeti Selami Jenisheri është nxjerrë nga salla. Jenisheri hyri në sallë dhe u ul në rreshtat e parë, në zonën ku ishin pozicionuar organizatorët e aktivitetit. Prania e tij në atë pjesë të sallës solli reagimin e organizatorëve, të cilët kërkuan ndërhyrjen e rojeve të sigurisë.

Pak çaste më vonë, efektivët e sigurisë e shoqëruan Jenisherin jashtë sallës. Megjithatë, situata u qetësua shpejt dhe ish-deputeti u rikthye, duke pranuar të ulej në pjesën e pasme të sallës, ku vijoi të ndiqte punimet e Kuvendit Kombëtar të protestës.


Lajmi kryesor:

Kryendrituri mbledh ‘Kuvendin kombëtar qytetar’ për të ‘drejtuar vendin’ pas protestave! Vetëm sherr dhe akuza mes pjesëmarrësve, dhe ende të paqartë si bie Rama