TIRANË- Prej orës 10:00, qytetarët janë mbledhur në protestë, e cila është zhvendosur në disa rrugë të ndryshme të Tiranës, duke shkaktuar edhe bllokimin e tyre. Deri më tani raportohet për disa protestues të shoqëruar, mes tyre edhe Dritan Goxhaj.
Fillimisht, protestuesit u mblodhën para Kuvendit, në nisje të seancës plenare me qëllimin për të sulmuar deputetët. Por, për shkak të masave të shutuar të sigurisë, ligjvënësit u futën të qetë në sallën e seancës plenare. Më pas ata u zhvendosën drejt bllokut të ministrive, ku tentuan të kalojnë tek ajo e Punëve të Brendshme, por nuk e çanë dot kordonin e policisë. Këtu nisën edhe tensionet e para, me qytetarët që sulmuan policët me vezë dhe shishe uji.
Pika e tretë e përplasjes ishte në rrugën mes selisë së Partisë Demokratike dhe Xhamisë së Namazgjasë. Protestuesit bllokuan rrugën dhe hodhën koshat e plehrave në mes të rrugës, duke shkaktuar bllokimin e dy kaheve të rrugës përballë selisë blu.
Pavarësisht thirrjeve të policisë se bllokimi i rrugëve është vepër penale, protestuesit nuk ju tërhoqën. Forcat shqiponja ndërhynë duke shoqëruar 25 prej tyre.Të gjithë personat e shoqëruar ndodhen në Komisariatin nr.1 të Tiranës. Pasi ndërhyn policia, protestuesit shpërndahen në drejtime të ndryshme. Një pjesë e tyre u stacionuan sërish para kuvendit të Shqipërisë.
Pas përplasjeve me policinë, protestuesit kanë rrëzuar koshat e plehrave në mes të rrugëve në Tiranë.
Sërish përplasje mes protestuesve dhe policëve në protestë. Qytetarët kanë bllokuar rrugën në bulevardin “Zhan Dark” dhe po tentojnë të çajnë kordonin e policisë. Këta të fundit u bënë thirrje të lirojnë rrugën se është vepër penale. Disa protestues të tjerë u shoqëruan
-
Nuk e kuptoj indiferencn e policisë të cilët po gjakosen çdo ditë dhe nuk veprojnë,A E PATË NË HAGR SE ÇFAR SHKOPA PËRDORTE POLICIA I VËNDIT QË ËSHTË NË BE... Merni nga ata shkopa dhe futjani në bythë kurave të bulevardit,boll policë janë vrarë e gjakosur në këto vite "demokraci"prandaj veproni...
Përgjigju -
Idiota deri ne kulm
Përgjigju









Komente
Komento