Gazetari i Report TV, Piro Nase, është sulmuar gjatë raportimit nga protesta përpara komisariatit të Gjirokastrës. Një protestues i mitur e i maskuar i ka thyer telefonin gazetarit, duke i kërkuar të mos e xhironte.

Ngjarja ka ndodhur në një moment tensioni, ndërsa dhjetëra protestues, kryesisht nxënës, ishin grumbulluar përpara komisariatit, ku policia kishte nisur shoqërimet.

"Deri para 20 minutash ishte një moment tensioni ku një grup të rinjsh erdhën nga lagjia 18 shtatori në drejtim të Komisariatit për të protestuar, pasi disa prej tyre në lagje kishin dëmtuar tabela sinjalizuese. Unë kam tentuar të marr një intervistë të rinjve. Aty ishte një episod që e shmanga. Nuk donin të identifikoheshin kur unë i pyeta nga cila shkollë vinin. Reagimi ishte emotiv i një djali shumë të ri në moshë që reagoi duke dëmtuar celularin. Në këtë moment ndërhyri policia që pengoi një përplasje frontale. Gati 5 të rinj janë shoqëruar ku janë marrë në pyetje në prezencë të psikologes. Shumica e tyre janë lënë të lirë” tha Nase.


Lajmi kryesor:

Pas 7 orësh betejë me gurë e gaz, lëvizje surprizë te protestuesit, ndalin sulmet ndaj policisë me përqafime e ujë. Po çfarë do të ndodhë të shtunën?